Azarenka triumfon ne Indian Wells

Numri një i botës në tenis për femra, Viktoria Azarenka fitoi titullin e katërt për këtë vit, pasi mposhti 6-2, 6-3 rusen Maria Sharapova në finalen e turnout “Indian Ëells”.
Kampionia e “Australian Open” theu pa probleme rivalen e saj, e cila ka përjetuar një ditë të keqe në harkun e një ore e 26 minuta. Edhe pse në setin e dytë Azarenka u përball me rezistencën e Sharapovas, ajo e mbylli ndeshjen me një top të kthyer mjaft mirë, ndërsa në tentativën e dëshpëruar për të mbetur në lojë, tenistja ruse e dërgoi topin jashtë.
Bjellorusja 22-vjeçare hodhi raketën dhe në delir nisi vrapimin drejt tribunës së lojtarëve. Kjo edhe për faktin se ajo përmirësoi ecurinë në këtë sezon, me 23 fitore dhe asnjë humbje, starti më i mirë që prej vitit 1997.
Rekordi absolute mbahet nga zvicerania Martina Hingis, me 37 fitore të regjistruara pikërisht 15 vjet më parë, ndërsa Azarenka renditet e dyta me 23, përpara amerikanes Serena Uilliams me 21 fitore radhazi në vitin 2003.