Djajtë shërojnë plagët europiane me UHemptonin
Mançester Junajtid e ka bërë rutinë. Sa herë që eliminohen nga një kompeticion europian, (ka ndodhur dy herë këtë sezon), u mjaftojnë vetëm 3 ditë për të shëruar plagët. Edhe kësaj radhe i ka takuar Uolverhemptonit në “Molineux” për të përballuar zemërimin e “djajve”, të cilët arrijnë fitoren e 5-të radhazi në Premier Ligë. E nëse në dhjetor, pas eliminimit nga Bazeli në Champions, djemtë e Aleks Fergusonit kishin mundur po “ujqërit” 4-1, pas leksionit në Ligën e Europës në “San Mames” të Bilbaos, kampionët fitojnë 5-0. Dhe Siti tani e sheh veten -4 pikë larg vendit të parë, ndërsa të mërkurën presin Çelsin që në katër ndeshjet e fundit ka arritur po kaq fitore. Më pas protagonisti i pritshëm, Xhoni Evans, zgjidh ndeshjen pas një spondi me Kerrik. Miqtë kontrollojnë gjithçka dhe një kundërsulm i shpejtë i Valencias sjell golin e dytë. Por, Mançesteri ka ruajtur edhe një gol në kohën shtesë. Kombinimi Evans-Valencia e bën një lojë fëmijësh golin e Uelbekut. 3-0 që në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta vulos rezultatin Hernandez me një dopietë.