E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfaqesuesja shqiptare e 17-vjecareve drejt Holandes

Ata janë nisur sot drejt Holandës dhe shpresa që gjithnjë jeton aq gjatë sa të të mbajë gjallë, është që të kualifikohen. Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve do të marrë pjesë në raundin elitë të Kampionatit Europian të moshës së saj dhe do të konkurrojë në një grup me Holandën vendase, Serbinë dhe Irlandën. Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustendanagiç arriti deri këtu pasi kaloi raundin eleminator duke kaluar grupin krah për krah me Gjermaninë dhe duke eleminuar Sllovakinë dhe Estoninë.
Presidenti Duka e takoi skuadrën para nisjes duke i uruar sukses dhe duke pasur besim.
Ndeshjet e grupit 5 nisin më 22 mars dhe Shqipëria do të ketë përballë Holandën, pastaj do të ndeshet me Serbinë dy ditë më pas, ndërsa më 27 mars do të mbyllë programin me përballjen ndaj Irlandës. Tetë skuadrat më të mira të raundit elitë do të diskutojnë finalet ku do të vendoset edhe titulli europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›