Pezullohet ne minuten e 83-te sfida Panathinaikos-Olimpiakos
Derbi ndërmjet dy skuadrave më të mëdha të futbollit grek, Panathinaikosit dhe Olimpiakosit është pezulluar, pasi më parë ishte ndërprerë dy herë për shkak të dhunës nga tifozët.
Tre zjarrfikëse u thirrën në ndihmë për të shuar flakët në stadiumin e Athinës, pasi “ultrasit” e Panathinaikosit i vunë zjarrin disa pjesëve të tribunave. Starti i fraksionit të dytë të lojës u vonua me 45 minuta, pasi ndeshja u shndërrua në një luftë guerile, me tifozët që janë përleshur me policinë.
Më pas, gjyqtari i takimit vendosi që sfida të ndërpritej kur kishin mbetur vetëm tetë minuta nga fërshëllima finale, ndërsa deri në ato momente Olimpiakosi ishte në avantazh 1-0 falë rrjetës së Abdun në minutën e 51-të.
Bilbili Kakos e mori vendimin të ndërpriste takimin, pasi disa bomba Molotov kanë shpërthyer pranë fushës, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e lojtarëve.
Nga përleshjet janë plagosur 20 oficerë policie, ndërsa 50 persona janë arrestuar. Në cilësinë e provave janë sekuestruar edhe 10 bomba molotov, flakadanë dhe dy thika.
Klubi i Panathinaikosit, që gjatë këtij sezoni është ndëshkuar njëherë për dhunën e tifozëve, duke luajtur një ndeshje me dyer të mbyllura, tashmë përveç humbjes në tavolinë rrezikon edhe masa mjaft të rënda ndëshkimore.