Azi, skuadra shqiptare nis

22/01/2005 Në vendet e prekura nga Tsunami së shpejti do të nisë një fushatë vaksinimi kundër sëmundjeve si malarja e kolera
Azi, skuadra shqiptare nis
bashkëpunimin me OBSH
Irma Panoli
Skuadra shqiptare është kontaktuar nga Qeveria indoneziane dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit për t'u njohur me ndihmën që mund të afrojnë ata. Në Azi një fushatë vaksinimi për popullësinë do të nisë së shpejti për të parandaluar infeksionet e mundshme, si malaria, kolera etj. Pararoja e skuadrës shqiptare, e përbërë nga Besjan Pesha dhe Alert Kola, ndodhen në Banda Aceh, prej disa ditësh, duke përgatitur terrenin për stafin mjekësor. Provincat e vendit dhe sidomos qendra Banda Aceh, janë vendet më të prekura nga Tsunami dhe që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Vetëm në Banda Aceh, ku do të përqëndrohet skuadra shqiptare, më shumë se 90 mijë persona kanë vdekur dhe që është më shumë se 40% e numrit të përgjithshëm të të vdekurve nga katastrofa Tsunami. Të vdekurit në gjithë Indonezinë, janë rreth 166 mijë persona dhe numri total i vdekurve nga Tsunami në të gjitha qytetet është 212 mijë. Qeveria e Indonezisë, organizatat joqeveritare dhe vullnetarët, janë duke punuar intensivisht për të pastruar qytetin, sidomos nga trupat pa jetë që janë gjetur në rrënojat e ndërtesave. Fatmirësisht ka energji elektrike, mundësi komunikimi në internet dhe telefonat celularë funksionojnë shumë mirë. Kompania telefonike celulare në Shqipëri AMC, ka vënë në përdorim të skuadrës shqiptare dy telefona me shërbimin roaming. Jehona e ndihmës shqiptare është publikuar në vebside e Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë, mund të përmirësohet imazhi i Shqipërisë drejt integrimit evropian. Ndërkohë numri i mjekëve dhe vullnetarëve që janë paraqitur pranë zyrës koordinuese të "Skuadrës Shqipëria" pranë zyrave të lëvizjes MJAFT ka arritur në mbi 20 dhe tashmë është vetëm çështje ditësh nisja e tyre drejt Indonezisë. Kompania Klan ka vënë në dispozicion të "Skuadrës Shqipëria” dy bileta udhëtimi për në Indonezi. AMC është kompania e parë që ndihmon skuadrën shqiptare, duke siguruar 5 bileta për udhëtimin e vullnetarëve, 2 telefona satelitorë për nevojat e komunikimit të ekipit dhe pajisjen me numra roaming të të gjithë vullnetarëve shqiptarë në Azi për të komunikuar falas me familjet e tyre në atdhe për periudhën e shërbimit. Sipas njoftimeve të mëparshme të lëvizjes "Mjaft!" ekipit do t'i bashkohen para nisjes edhe pesë mjekë nga Kosova, të cilët kanë shprehur dëshirën për t'iu bashkuar nismës shqiptare. Vazhdon ndërkaq mbledhja e fondeve që do të financojnë "Skuadrën Shqipëria" në misionin e saj në Indonezi. Ndërkohë, qytetarët që dëshiruan të ndihmojnë viktimat e tragjedisë së Tsunamit, kanë dërguar një mesazh sms nga një numër AMC me tekstin Azia në nr. 1516 dhe 100 lekë nga llogaria e tyre kanë kaluar për Azinë. Deri para një jave vlera e dhurimeve në forma të ndryshme ka arritur shumën e 25 mijë dollarëve. Këto janë para dhe materiale që do të shkojnë ekskluzivisht për të përballuar shpenzimet e udhëtimit, mbajtjen dhe qëndrimin e "Skuadrës Shqipëria" në Indonezi si dhe për të blerë ilaçet dhe mjetet shëndetësore që do të ofrohen në ndihmë të popullsisë vendase. Nga ana tjetër "Mjaft!" ka thënë se shuma e mbledhur pritet të arrijë në 50 mijë dollarë.
Risitë, shitje "on line" në internet, në treg birrë e zezë, në kanaçe dhe "light"
"Birra Tirana" lidh kontrata me
distributorët sipas ndarjeve zonale
Birra Tirana nënshkroi kontratat me distributorët sipas hartës së re të zonave të shpërndarjes në Tiranë. Këto kontrata u lidhën dje sipas studimit të "Paraqitjes Urbane", studim që ka nisur një vit më parë në bashkëpunim me SEED (Projekt i Bankës Botërore), i konkretizuar tashmë me nënshkrimin e kontratave të reja të partnerizimit midis distributorëve dhe kompanisë më të madhe të prodhimit të birrës "Malto” sh.a.
kurorëzuar një projekt shumë të rëndësishëm për kompaninë “Birra Tirana”, siç është ai i riorganizimit të sistemit të shpërndarjes nëpërmjet implementimit të sistemit të parashitjes urbane. "Falenderojë përfaqësuesit e Programit SEED, që mundësuan organizimin e studimit për implementimin e këtij sistemi të ri shpërndarjeje, si dhe në mënyrë të veçantë specialistin anglez, Philip John Wilkes, i cili drejtoi këtë studim me shumë përkushtim dhe prefesionalizëm", tha Enea Janko, drejtori i "Birra Tirana". Zbatimi i këtij sistemi të ri shpërndarjeje mbështetet në ndarjen e territorit të vendit në zona me kufij të përcaktuar qartë si dhe në dhënien përfaqësisë së shitjeve të produkteve të "Birra Tiranës" në secilën nga këto zona, një distributori të vetëm. Gjithashtu, në këto zona kompania do të emërojë parashitësit dhe menaxherët e saj, të cilët do të kontrollojnë të gjithë procesin e shpërndarjes si dhe do të bëjnë promocionin e produkteve dhe do të thithin nga afër të gjitha nevojat, kërkesat dhe preferencat e konsumatorëve dhe klientëve tanë. "Në këtë mënyrë, nëpërmjet kësaj shpërndarjeje të koordinuar midis vetë kompanisë dhe distributorëve të saj, ne do të mundim jo vetëm të zgjerojmë tregun tonë në çdo cep të Shqipërisë, por do të mundim të jemi gjthmonë e më mirë dhe për t’ju ofruar produkte gjithmonë e më cilësore", tha Luan Bregasi, kryetar i Këshillit Mbikëqyrës së kompanisë. Ky sistem i ri shpërndarjeje do të ketë një sukses të garantuar, pasi ai do të realizohet nga i njëjti grup distributorësh me eksperiencë, me të cilët kompania ka vite që punon, si dhe do të mbështetet edhe nga një fushatë e fuqishme promocioni, jo vetëm mediatike, por edhe nëpërmjet aksesorëve të ndryshëm të shërbimit si frigoriferë, çadra, tenda, tabela ndriçuese etj.
Një risi e këtij sistemi është edhe futja për herë të parë në vendin tonë e metodës së shitjes on-line nëpërmjet përdorimit të website të ri që "Birra Tirana" ka krijuar, www.birratirana.com. Në këtë mënyrë, "Birra Tirana" bëhet ndoshta e para kompani shqiptare që aplikon tregtinë elektronike gjerësisht në vendet e zhvilluara. D.Xh
Birra "Tirana" edhe e zezë
Por, nuk është vetëm lidhja e kontratave sipas zonës urbane risia e këtij viti. Drejtori i kësaj kompanie, Enea Janko, lajmëron se këtë fillimviti “Birra Malto” do të hedh në treg produktin e saj të ri “Birrën e Zezës”. “Birra Malto” sh.a. është prodhuesi i vetëm shqiptar, i cili sjell këtë risi në tregun shqiptar. Së shpejti në treg do të lançohen edhe produktet e reja, si birra në kanaçe dhe birra light.
Spitalet, po nxjerrin barnat
e skaduara
Po nxjerrjen barnat e skaduara nga pavionet e spitaleve dhe po inventarizohen. Sipas një urdhri të ministrit të Shëndetësisë, Leonard Solis, në rastet kur konstatohen diferenca mes barnave, që gjenden në pavione dhe atyre të deklaruara, të bëhet sistemimi
e kontabilizimi i tyre dhe të nxirren përgjegjësitë përkatëse. Të gjitha medikamentet e skaduara do të nxirren jashtë përdorimit dhe do të asgjësohen sipas procedurave ligjore, brenda muajit janar 2005. Nga drejtoritë e institucioneve do të bëhet ananalizë e veçantë për medikamentet e skaduara, duke përcaktuar shkaqet e krijimit të tyre e personat përgjegjës dhe menjëherë të merren masat e nevojshme për eliminimin e këtij fenomeni në të ardhmen. Inventari i medikamenteve të skaduara në farmacitë e institucioneve dhe atyre në pavione të bëhet rregullisht në fund të çdo muaji dhe më pas të bëhet asgjësimi i tyre. Me anë të këtij urdhri, Solis kërkoi të ndalohet në mënyrë kategorike mbajtja e medikamenteve të skaduara në farmaci e pavione. Drejtoritë e institucioneve dhe Drejtoria Spitalore do të bashkërendojnë punën për të paraprirë skadimin e medikamenteve, duke bërë lëvizjen e tyre nga një institucion në tjetrin. Kërkesat për lëvizjen e medikamenteve do të bëhen të paktën 6 muaj përpara datës së skadencës. Duhet të rishikohet përbërja e komisioneve të kolaudimit të medikamenteve. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet me përgjegjësi Drejtoria Spitalore e Farmacive dhe ajo e Auditimit të Brendshëm në Ministri. Nëse shkelet ky urdhër, do të merren masa deri në largimin nga puna të personave përgjegjës.