Kapelo: Nuk dorëzohemi lehtë

23/01/2005
Barazimi i Kaliarit është vetëm një parantezë e pafat, për Fabio Kapelon. Juve është gati të fitojë. Sot bardhezinjtë dëshirojnë ta nisin javën e parë të fazës së dytë, me një fitore. “Do të luajmë mirë, sepse jemi në gjendje të mirë, thotë Kapelo. Më vjen shumë keq për pikët e humbura në “Sant’Elia”, por tani dëshiroj të fitoj. Lojtarët e Milanit thonë që janë më në formë se ne, por ne nuk trembemi, jemi shumë të sigurtë që do të shkojmë deri në fund përpara tyre”. Disa probleme në formacion, për trajnerin bardhezi, i cili duhet të bëjë pa Zambrotan, e dëmtuar. Në sulm ngelen dy vende të disponueshëm, për Trezege, Del Pieron dhe Ibrahimoviç. Dhe asnjeri nga ata, nuk dëshiron të shikojë ndeshjen nga pankina. “Do të luajë Pesoto në vendin e Zambrotës, vazhdon Kapelo. Kurse Zebina, dje ka ndjekur një progam më vete, për të evituar dëmtimet ose mbilodhjen”. “Për sa i përket sulmit, vazhdon Fabio, nuk them asgjë më përpara. Del Piero? Do të shikojmë më vonë, nëse do të luaj apo jo. Rotacioni shikohet sipas momentit. Muajin tjetër do të luajmë më shumë ndeshje. Midis kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, do të ketë vend për të gjithë. Ibrahimoviç nuk besoj se është i lodhur”. Ndërsa, për dixhitalin e ri dhe 36 telekamerat që do të jenë në fushë, në ndeshjen kundër Breshias, trajneri bardhezi ka një rekomandim për të gjithë: “Për mua, nuk ka asnjë problem, mjafton të mos pengojnë shikimin e fushës. Shpresoj që telekronistët dhe regjistruesit të përqëndrohen më shumë në gjestet teknike dhe jo të evidentojnë gjëra më të këqija. Duhet të kërkojmë që t’i qetësojmë të gjithë. Le të marrim si shembull Anglinë, ku gjyqtari është futur në mes, vetëm në një polemikë midis Vengerit dhe Fergusonit”. Kundër Breshias, do të jetë ndeshja e 400-të për Kapelon si trajner. Për të ardhmen, trajneri bardhezi sheh jashtë Italisë: “Arrijtjet e një lojtari dhe të një trajneri shkojnë hap pas hapi. Unë e kam filluar në pankinën e të rinjve në skuadrën e parë dhe jam shumë i gëzuar për arrijtjet. Hapi tjetër? Ndoshta do të stërvis ndonjë Kombëtare, por jo Italinë”. Në krahasim me ndeshjen e parë të fazës së parë, Kapelo sheh një Juve më të pjekur. “Është një skuadër që më kënaq. Dy pikët që kemi në avantazh, nga kuqezinjtë na japim qetësi. Tani nuk na ngelet gjë tjetër, vetëm se të shkojmë deri në fund”.