E Diel, 1 Nëntor 2026

Azi, vullnetarët priten nga

08/01/2005  Auron Tare dhe Besian Pasha do të ngrejnë kampin shqiptar në Indonezi

Azi, vullnetarët priten nga

studentët shqiptarë

Shqiptarët kanë shkuar për të studiuar deri në Indonezi dhe pikërisht në këtë katastrofë edhe ata i gjenden popullit aziatik, duke krijuar bazën për ekipin "Skuadra e Shpresës" që do të niset nga Shqipëria. Të hënën niset për në Banda Aceh të Indonezisë pararoja e "Skuadrës Shqipëria" e përbërë prej dy vullnetarësh, pikërisht Auron Tare dhe Besian Pasha. "Ne, me ndihmën e 10-12 studentëve shqiptarë, atje do të ngrejmë kampin për vullnetarët e tjerë që janë nga Shqipëria. Ndërkohë studentët kanë siguruar dhe një kontigjent me barna, kryesisht antibiotik nga një firmë farmaceutike malejziane", thotë Besian Pasha, koordinator i skuadrës që do të niset së shpejti. Ndërkohë dy ditë më parë është bërë leximi i kontributit të derdhur te llogaria hapur pranë Procredit Bank dhe shuma është mbi 20 mijë dollarë. Ndërkohë që është ende pa u bërë bilanci i ndihmave të tjera të grumbulluara nga donatorë të ndryshëm e biznesmenë. Në bazë të këtyre donacioneve do të blihen barnat dhe do të nxirret kostoja udhëtimit. Mendohet që të niset një grup me 15 deri 20 veta, mes tyre dhe pesë mjekë nga Kosova. Pasha shpjegon se rekomandimi i OBSH-së nuk është se e ka ndaluar ndihmën në njerëz, por prioritet ka caktuar ndihmën financiare dhe ato me barna. Ndërkohë ikjen e shqiptarëve në Indonezi ka bërë më të lehtë dhe donatorët e tjerë si kompania Klan do të vëjë në dispozicion të "Skuadrës Shqipëria” dy bileta udhëtimi për në Indonezi. AMC ndihmon skuadrën shqiptare, duke siguruar 5 bileta për udhëtimin e vullnetarëve, 2 telefona satelitorë për nevojat e komunikimit të ekipit dhe pajisjen me numra roaming të të gjithë vullnetarëve shqiptarë në Azi për të komunikuar falas me familjet e tyre në atdhe për periudhën e shërbimit. Ndihma do të vazhdohen të mblidhen dhe javën ardhshme. Ndërkohë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë viktimat e tragjedisë së Tsunamit, që dy ditë më parë është mundësuar dërgimi i një mesazhi sms nga një numër AMC me tekstin AZIA në nr. 1516. Nëpërmjet këtij mesazhi me vlerë prej 100 lekësh, qytetarët ftohen të ndihmojnë për viktimat e rajonit, në asistencën për të plagosurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›