E Diel, 1 Nëntor 2026

Kim Hyun Hee, nje roman per rekrutimin ne diktature

09/01/2005  

Rrëfenja me lot pas diktaturës

Ka njerëz që shkaktojnë lot dhe mandej derdhin edhe më shumë për vete. Kjo ka ndodhur me romanin e shkrimtares nga Korea e Veriut, Kim Hyun Hee, me botimin e “Lotët e shpirtit tim”, e përkthyer në shqip prej Lefteri Hitos, botuar nga “Lilo”. Personazhja që vetërrëfehet në këtë libër tronditës, është njëherazi personazh dhe autore, fajtore dhe viktimë. Redaktori i botimit, Adriatik Kallulli, shkruan si orientim për lexuesit se, duke parë këtë roman secili do të ndjejë menjëherë se sa të ngashme janë të gjithë sistemet totalitare, se si e zgavarrojnë ato personalitetin e individit kudo, se si e përpunojnë botëkuptimin dhe ndërgjegjen e tij, që ai kurdoherë të mendojë se i shërben me devocion popullit, përparimit, kombit. Kjo është dhe jeta e autores Kim Hyn Hee, e cila në moshën 19-vjeçare u rekrutua nga shërbimi i fshehtë i Koresë së Veriut. Mbas një arsimimi të gjatë si spiune në një shkollë spiunazhi, ajo kryen detyrën e parë; hedh në erë një avion me 115 pasagjerë. Vitet në kampin e formimit qenë të mbushura me një stërvitje çnjerëzore dhe me ngulitje të vazhdueshme të indoktrinimit ideologjik. Historia e saj, një histori agjenure, jep një vështrim mbrapa, brenda skenave të një regjimi totalitar, që e manipulon njeriun dhe e kthen në një vegël të verbër të qëllimeve të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›