Guri Madhi, narcizmi i diktatures ne pikture
09/01/2005
Opusi i Guri Madhit...
Një monografi mbi jetën dhe veprën e "Piktorit të Popullit", Guri Madhi, prezanton për lexuesit dhe artdashësit artisti Abaz Hado dhe shtëpia botuese "Ombra GVG"
"Njeriu i rraskapitur nga lodhja trupore dhe shpirtërore, rropatjet e kohës dhe të moshës, mund të gjejë prehje vetëm nëse do të hyjë në këtë tempull të artit shqiptar. Aty është ushqimi i syrit dhe i shpirtit. Çdo pikturë të rrok në përqafim ledhatues prej nelle, të përkund avash-avash që të këndojë ninullën më të bukur të artit figurativ. Opusi i të madhit Guri Madhi, është një botë e tërë që të kapërthen. Po u largove, do të pendohesh rëndë dhe do të rikthehesh shpejt". Shumë kanë qenë ata që kanë folur dhe kanë thënë përshtypjet për "Piktorin e Popullit", Guri Madhi, në këtë monografi të ndërtuar me shumë dashuri dhe profesionalizëm nga Abaz Hado, por opinioni i mësipërm, i shprehur nga prof.Zekria Cana (historian), ndoshta i përmbledh të gjitha nga pak. Arti shqiptar, pavarësisht se i "ri" në moshë, ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe, Guri Madhi është një prej tyre. Në këtë monografi të ilustruar edhe me shumë krijime të Madhit, çdokush mund të njohë me hollësi jetën e tij që në fëmijërinë e hershme dhe hyrjen e tij në botën e pikturës, si nxënës i një tjetër emri të madh të pikturës shqiptare, Spiro Xegës. "Unë kam patur fat në jetën time se u formova dhe u udhëhoqa nga mjeshtra", ka thënë kohë më parë Madhi. Pas Spiro Xegës do të ishte Vangjush Mio, që do të ndikonte në formimin e mjaft elementëve individualë të talentit të tij. Me veprën "Luani i Dragobisë", një tablo kushtuar historisë legjendare të patriotit Bajram Curri, një nga veprat e tij më të suksesshme, ai mbron diplomën në Akademinë e Arteve të Shën-Petërburgut, më 27 qershor 1956, vepër, e cila u mor pothuajse me "forcë" nga fondi i Akademisë, për t'u sjellë në Shqipëri nga autori. Që nga viti 1974 e deri më 13 qershor 1998, kur ai do të ndahej papritur nga jeta, gjatë një vizite në Budapest, Guri Madhi ka qenë në krijimtari të lirë, një "komoditet" që regjimi u krijonte artistëve të talentuar në ato vite.
Leonard Olli
"Ngjyrat e zbehta s'i kam dashur..."
"Koloriti nuk është thjesht një çështje teknike. Në radhë të parë është çështje ndjesie. Natyrisht, koloriti edhe kultivohet, por në qoftë se ndjenja mungon, ai mbetet i ftohtë. Ai lidhet me shijet estetike. Por, gjithashtu, nuk është as çështje pëlqimesh. Një edukim estetik të lartë piktori e merr nga mënyra se si e përcakton ai realitetin. Kur u njoha me kryevepra piktorësh të mëdhenj, gjeta tek ata mishërimin në art të penelatës... Koloritin e kam dashur që fëmijë, sepse më dukej sikur çdo gjë e animizoja. Realiteti i bashkuar me fantazinë, shprehen me ngjyra të gjalla. Ngjyrat e zbehta s'i kam dashur. Ne në traditë kemi ngjyrat e ndezura".
Guri Madhi
"Mbledhja e Moskës", Enveri, jo nga dora e Madhit
"Mbledhja e Moskës", një tablo e krijuar në vitin 1974, do të ishte një nga krijimet që piktura zyrtare do ta nderonte në mënyrë të veçantë. Si përmasat e tablosë (211x267cm), ashtu edhe tema e trajtuar në këtë tablo, do të binin në sy të regjimit, që shikonte një moment "lavdie" të mbartur në telajo nga peneli dinamik i Guri Madhit. Por, ajo që nuk iu "besua" Madhit, ishte portreti i vetë diktatorit me pretendimin se peneli ekspresiv i Madhit, ndoshta nuk do të tregonte një fytyrë ekzakte, sikundër do ta dëshironte regjimi të dukej. Ndaj portreti i tij iu besua një tjetër emri të njohur të pikturës shqiptare të kohës. Bëhet fjalë për një moment historik të periudhës së diktaturës, për fjalimin e Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive në Moskë. Natyrisht, për kohën ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme, pasi drejtuesi i një partie të vogël akuzonte për tradhti parimesh, Partinë Komuniste më të madhe dhe me më shumë tradita në këtë fushë, atë të BRSS. Sipas Hados, "ngjarja është dhënë me dramacitet të dukshëm, e ndërtuar me një kompozim në formë drejtkëndëshi. Si atmosferë kompozicionale është mjaft e gjetur. Ka lëvizje dhe dinamizëm në trajtimin e pikturës, ndonëse është grafik. Duke qenë një pikturë zyrtare, i është kërkuar që figurën e Enver Hoxhës ta punonte me hollësi kaligrafike, pasi dihej që piktori ishte përfaqësues i energjisë së ngjyrës së hedhur. Për të qenë konform kërkesës, portreti u punua nga një piktor tjetër, pavarësisht ndryshimit në trajtimin piktorik".
(anash)
Saranda, në një kalendar turistik për 2005
Bukuritë fizike të vendit tonë, natyrisht, që janë të pafundme, por shumë pak të hedhur në fotografi apo edhe në forma të tjera, jo thjesht për të tërhequr vëmendjen e turistëve, por më shumë për të "udhëtuar" së bashku me ta në vendet e tyre, si një nga format më efikase të marketingut. Rëndom, iniciativa të tilla që duhet të vijnë nga institucionet përkatëse, vijnë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët mendojnë më shumë edhe për probleme të tilla "periferike", se sa ata që paguhen për të menduar. Në këtë kuadër është edhe iniciativa e piktorit-restaurator, Skënder Mihalaçko dhe mikut të tij (biznesmen), Niko Millo, të cilët menduan që një tablo të Mihalaçkos, ku prezantohet qyteti bregdetar i Sarandës, ta prezantojnë edhe në një kalendar turistik për vitin 2005. "Natyrisht që aspekti komercial në një ndërmarrje të tillë është i papërfillshëm. Ideja na erdhi vetvetiu, pasi shpeshherë shohim që pjesët më të bukura të natyrës shqiptare, nuk ekspozohen pothuajse fare, e kryesisht në sytë e të huajve, që përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në vendin tonë. Ndoshta kalendarët janë një formë që 'udhëton' së bashku me ta në vendet nga ata vijnë. Diçka e tillë mund të realizohet edhe me vepra të trashëgimisë sonë kulturore", tha për "Metropol", Mihalaçko. Kalendari është konceptur në dy gjuhë, frëngjisht dhe greqisht, bazuar në bindjen se qyteti turistik i Sarandës, në më të shumtën e rasteve frekuentohet nga frankofonë apo edhe grekë.
Elsa Lilo, jashtë "Sanremos"
Ndoshta viti 2005, që në ditët e para të tij nuk solli shumë fat për këngëtaren e mirënjohur Elsa Lila, e cila nuk arriti të kualifikohej në konkurrimin paraprak të festivalit prestigjoz italian të "Sanremos". Vitin që kaloi, me interpetimin e saj të mrekullueshëm të këngës "Valeria", Lila arriti të ngazëllente jo vetëm shqiptarët, por edhe italianët. Interpretimi i saj pasionant, por edhe zëri i saj kumbues, e bënë të dallohej midis shumë këngëtarëve të rinj që morën pjesë në festival. Natyrisht që nuk vihet në dyshim aftësia vokale e këngëtares shqiptare, por me sa duket kënga e zgjedhur prej saj, nuk ka kapur parametrat e kërkuara nga juria përkatëse. Por, edhe në rast të kundërt, në fund të fundit kemi të bëjmë me një vendim jurie, i cili i drejtë ose jo, nuk mund të diskutohet. Ajo që, ndoshta, do të ndikojë te fansat e "Sanremos", në vendin tonë, për edicionin e këtij viti është fakti që Lila nuk do të këndojë, për të na bërë të gjithëve krenarë jo vetëm me zërin e saj, por edhe për faktin se ndjehet tërësisht shqiptare.