Bemat e Konstadin te Madh te Ilirise
09/01/2005
Kush është Grant?
Michael Grant, historian dhe shkrimtar anglez, studimet e larta i kreu në Triniti, Kolegjin e Kembrixhit të Britanisë së Madhe. Ai është profesor i studimeve të shkencave klasike në Universitetin e Edinburgut, ndërsa më parë ka qenë zv.kancelar i Universitetit të Khartumit. Është doktor i letrave në Kembrixh dhe doktor nderi i letrave dhe i së drejtës civile, përkatësisht në Dublin dhe Belfast. Ai ka qenë president i "Classical Association" të Anglisë, i "Virgil Society" dhe i "Royal Numismatic Society" dhe është nderuar me medalje nga Shoqata Amerikane e Numizatikës.
Bëma të shenjta nga
Konstandini i Madh i Ilirisë
Konstandini i Madh ishte një sfidë për historianët. Ccfarë ishte dhe ccfarë arriti të bëjë. Flav Valer Konstandini, një nga personalitetet më të mëdha e më të shquara botërore, që lindi në Nish të Ilirisë, në vitin 272, ndërtoi të parën Perandori, atë Romake. Ndërsa historianit dhe shkrimtarit Michael Grant iu desh një guxim i matur mirë me sy, që t’i hynte anëve më kundërshtuese dhe të errëta të jetës së Konstandinit të Madh.
“Konstandini i Madh nga Iliria”, vjen dhe në shqip nga Klodian Briçi, e përgatitur nga shtëpia botuese “Bacchus”. Historiani Grant të përgatit qysh në krye se, studimi i figurës së Konstandinit të Madh dhe periudhës së tij historike është sa aktual dhe i mprehtë, aq dhe i domosdoshëm e i vështirë për t’u shtjelluar. Gjithë historianët e lashtë, pa përjashtim, dhe tërë shkrimtarët e tjerë, për të nuk thonë plotësisht të vërtetën, ngaqë ai ishte perandori i parë i krishterë, madje, një pjesë prej tyre shkojnë deri aty sa të thonë gjithçka kundër tij. Dhe për të njëjtat arsye, më shumë është folur për zhvillimet fetare gjatë kohës së sundimit të tij, sesa për ngjarjet me rëndësi botërore të asaj periudhe.
Evlyn Waugh arriti në përfundimin se, “koha e Konstandinit është çuditërisht jashtëzakonisht e paqartë. Pjesa më e madhe e datave dhe e fakteve, që lidhen me të dhe që jepen nëpër enciklopedi, nuk janë shqyrtuar ashtu siç duhet, madje, jo rrallë edhe janë anashkaluar. Qindra herë janë bërë orvatje për t’i shtjelluar ato, ashtu siç po bëj dhe unë në këtë libër, që është një përpjkje e sinqertë për të dhënë jetën e Konstandinit të Madh, të kësaj figure me rëndësi të veçantë në historinë botërore. Për Konstadinin, thuhet se është një prej figurave më të veçanta në historinë romake, por dhe njëra nga më të pahulumtueshmet. Ai, “shfaqet në histori si personalitet me kundërshti të vazhdueshme”. Thuhet se ka një “paqartësi të madhe për çdo gjë që lidhet me jetën e tij si i krishterë”.
“Ndërsa nuk pajtohem plotësisht me këtë gjykim, ndaj, duke pasur këtë bindje, jam rrekur të paraqes këtë studim të hollësishëm për jetën dhe veprën e tij”, thotë historiani.
Mjaft burime historike që përdor Grant, për të sjellë figurën e Konstandinit, dyshon duke u shprehur se ato nuk janë të plota, pasi përqendrohen kryesisht në përshkrimin e pikëpamjeve të Konstandinit. Kjo, sipas studiuesit anglez, shprehet qartë në monedhat dhe medalionet që autori i shkruan në libër. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me burimet letrare, ku autori ka vënë re se, në përgjithësi, këto burime mbajnë anën e krishtërimit dhe shpallin, pothuajse me të madhe se Konstandini ishte perandori i parë i krishterë dhe, sipas tyre, ai nuk mund të bënte asnjë të keqe.
Por, Grant vëren dhe të kundërtën, kur thotë se ekzistonin dhe disa burime të pakta, që thonë se ai nuk ishte nga ata njerëz që s’bënin keq. Burime të tilla shkojnë deri aty sa thonë se ai bëri krishtërimin një fe zyrtare të perandorisë, sidomos e shkruar kjo nga shkrimtarë paganë.
Në vitet 300, Roma nuk do ta priste mirë kthimin e Konstandinit në Krishtërim, por disa shkrimtarë nuk ndjenë as dhe ndonjë keqardhje për të. Në fakt, shkrimtarët e asaj kohe, kur shkruanin një vepër historike, kishin parasysh dhe qëndrimet e lexuesve të tyre të shumtë, qëndrime që jo rrallë paragjykonin edhe analizën historike të veprës, megjithë dëshirën e madhe të autorëve për të thënë të vërtetën.
Grant, përballjen me bëmat e Konstandinit të Madh e quan një sfidë të njëmendtë, se “çfarë ishte dhe çfarë arriti të bëjë ai”. Dhe dy nga bëmat më të famshme të Konstandinit, të cilat iu kanë qëndruar kohëve, mbeten dy: kthimi i tërë perandorisë në fenë e krishterë, dhe ndërtimi që nga themelet i qytetit të Konstandinopojës (në truallin e Bizantit), që më vonë do të bëhej kryeqytet i Perandorisë Romake të Lindjes dhe për shekuj me radhë do të ishte kryeqyteti i Perandorisë Bizantine.
V.Murati
Qeveria dhe karakteri i Konstandinit
Konstandini, në krahasim me perandorët e tjerë romakë, ishte më shumë se një sundimtar autokrat. Ndryshimi i vetëm mes tij dhe atyre mund të përmblidhet me përcaktimin që i bën ai perandorisë së tij, duke e quajtur atë “zotërim”. Disa studiues kanë hedhur idenë se, një shprehje e tillë mund t’ju shkonte Kaligulës dhe Domicianit si domine (lord). Një përcaktim i tillë nuk shfaqet në monedhat e prera deri në kohën e Aurelianit (275-275) dhe jo shumë kohë më pas, monedhat e reja iu kushtoheshin Probit. Administrata e Konstandinit, që bazohej në bashkëveprimin e prefekturave pretoriane, mbante lidhje të ngushta me zyrat, dhe e gjithë kjo bëhej që perandori të ushtronte kontroll të plotë. “Të mirat publike” ishte ajo që Konstandini shënonte në monedhat e tij, pasi vlerësohej si çelësi i administratës së tij.
Dëshirat e ethshme për të rënë sa më shpejt në sy, nuk u pritën asnjëherë mirë. Luksi i shfrenuar i Konstandinit, nga shumë historianë, vihet në dukje si një ndër shkaqet që çoi në shembjen e perandorisë.
Vrasja e këshilltarit
Një nga ngjarjet më tronditëse gjatë sundimit të tij në Konstandinopojë, ishte dhe ajo e ekzekutimit të njërit prej miqve dhe këshilltarëve të tij më të afërt, e Sopatrit, filozof pagan dhe teozofist (331). Sopatri, që ishte i dhënë me mish e me shpirt pas mistikës simbolike, u vra me pretekstin se, duke praktikuar magjinë kishte arritur “t’u vinte prangat” erërave, kështu që kishte mundur të bllokonte ardhjen e ushqimeve për në Konstandinopojë. Por, edhe sikur Konstandini të besonte vërtetë në ritet magjike, kjo nuk ishte një arsye bindëse që Sopatri të vritej patjetër. Thuhet se këtë e vranë, ngaqë prefekti pretorian Ablabi kishte zili fuqinë e tij, dhe për ta hequr qafe, ai nxiti kundër tij Konstandinin. Ndërsa vijuan dhe një sërë vrasjesh brenda familjes për shkak të tradhtive të sajuara.