Mos gënje për sipërfaqen
08/01/2005 Legalizimet/ Pas deklarimit, punonjësit e Bashkisë do të kryejnë azhornimet në vend
Mos gënje për sipërfaqen
Deklaron më pak se sipërfaqja e zënë, përjashtohesh nga legalizimi
Denisa Xhoga
Nëse deklaron më pak sipërfaqe, nga ajo që ke zënë, gabohesh, pasi punonjësit e njësisë së legalizimit do të vijnë për të bërë matjet në vend dhe nëse ti ke më tepër sipërfaqe, nga ajo e deklaruar, Policia Ndërtimore do të vijë të shembë shtëpinë tënde, duke u përjashtuar plotësisht nga procesi i legalizimit. Në çdo rast parcela ndërtimore do të jetë sa trefishi i sipërfaqes që zë objekti, por jo më shumë se 500 metër katrorë. Ndërkohë që një sipërfaqe të marrë titullin zonë formale nga KRTRRSH duhet të ketë një sipërfqe të konsiderueshme, por në ligjin e miratuar nuk janë vënë limite për këtë gjë.
Ligjet e tjera që përdoren
"Ligji i Urbanizimit të Zonave Informale nuk bënë shpikje, por i ka kanalizuar problemet sipas ligjeve në fuqi, kompensimi bëhet sipas ligjit të Kthimit, Kompensimit të Pronave, pagesa sipas Kodit Civil, legalizimi sipas ligjit të legalizimit etj.", thotë Eduart Cane, drejtori i Agjencisë së Urbanizimit dhe Legalizimit. Ligji që ka hyrë në fuqi, për legalizimin e zonave informale, ku më të mëdhatë janë në periferi të Tiranës, në ish-kënetën e Durrësit, në Vlorë etj., ka si synim urbanizimin e këtyre territoreve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre banorëve. Qytetari duhet të paraqesë pranë njësisë së urbanistikës të njësisë vendore përkatëse, vetëdeklarimin e ndërtimit pa leje të përfunduar dhe të sipërfaqes së zënë, dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor dhe në bazë të këtyre të dhënave, organet e qeverisjes vendore, pas verifikimit real të ndërtimeve duhet të hartojnë një hartë teknike të planvendosjes në terren të ndërtimeve. "Pasi të bëhet studimi urbanistik, KRTRRSH-ja duhet ta miratojë dhe të autorizojë fillimin e legalizimeve. Kjo kryhet vetëm pasi njësia e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me strukturën që mbulon fushën për prishjen e ndërtimeve pa leje, të ketë realizuar lirimin e sipërfaqeve të parashikuara në studim për funksione publike. Sipas drejtorit të kësaj Agjencie, kur sipërfaqja e zënë nga ndërtimet në çastin e hyrjes së fuqi të këtij ligji, është pronë e paluajtshme e shtetit, kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore te pronari i banesës bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil, me tre variante, si me pagesë të menjëhershme, me pagesë me këste ose me marrjen me qira për një periudhë të caktuar.
Çmimi
Mënyra e pagesës, të ndarjes së kësteve, të marrjes me qira, të
afateve dhe kushteve lehtësuese do të përcaktohen me vendime të
Këshillit të Ministrave. Vlera e kësaj prone përcaktohet në
përputhje me metodologjinë e propozuar nga Komiteti Shtetëror i
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me vendim të Kuvendit. Sipas Canes, kur sipërfaqja e zënë nga ndërtimet është pronë private, legalizimi i banesës bëhet pas kthimit të pronësisë mbi sipërfaqen e zënë nga pronari te ndërtuesi i banesës, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil. Ndërkohë, Kuvendi do të ketë miratuar çmimet sipas metodikës së Komitetit të Kthimit Kompensimit të Pronave dhe koha mbi këtë debat mendohet që të mos pengojë legalizmin, pasi derisa të vij momenti i nënshkrimit të kontratës, pra kur është mirtuar studimi urbanistik, kësaj çështjeje i është dhënë zgjidhje. Por në rastet kur kalimi i pronës nga pronari te banori nuk realizohet (kur nuk bien dakord) pronari i sipërfaqes së zënë nga ndërtimet kompensohet në përputhje me ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronave".
Dokumentacioni duhet i saktë
Ndërkohë, mosdeklarimi brenda afatit kohor, ose deklarimi i rremë i ndërtimit dhe i sipërfaqes së zënë, si dhe mosparaqitja e dokumentacionit të plotë tekniko-ligjor, sjell përjashtimin nga trajtimi dhe mospajisjen me dokumentin e legalizimit të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje në zonat informale. Nëse banesa e dikujt është e destinuar të shembet, pasi aty duhet të kalojë infrastruktura, apo të ndërtohet një shkollë, ligji përcakton një lehtësi, ku shtetasve, banesa e të cilëve prishet nga studimi urbanistik, u mundësohet venia në dispozicion e parcelave të lira ndërtimore nga njësia e qeverisjes vendore, të krijuara nga studimi urbanistik.
Mendohet të jenë rreth 30 mijë ndërtime pa leje
Zona Informale janë krijuar
Në Tiranë:
Bathore
Kombinat
Allias
Sauk
Unazë e Re
Mbi Kinostudio
Bregu i Lumit
Në Durrës
Ish-Këneta
Spitallë
Plazh
Porto-Romano
Në Vlorë:
Ish-fusha e Aviacionit
Ish-Fidanishtja
Mbi Ujin e Ftohtë
Në Shkodër
Pranë Velipojës
Në Lezhë
Shëngjin
Torovicë