Dashurite e ndaluara te Meri Lalajt
09/01/2005 Dashuritë e ndaluara të Meri Lalajt
Alibia se “ashtu ishte koha” profesor Tefik Çaushi e quan një alibi të ndyrë. Kjo ndodhi pasi lexoi romanin e Meri Lalajt “Dashuri e ndaluar”, të promovuar dje nga fondacioni “Tri Mariat” e botuar nga shtëpia botuese “Doruntina”.
Në emocionin e saj Lalaj u pa si një guxim kur dorëshkrimi kishte kaluar nëpër duart e miqve të saj më të afërt.
Ndërsa në një zë dilte fjala “rrënqethje”, “një roman që të bën të qeshësh dhe të qash”, “një roman emocionues, rrëfenjë plot sqime për shqipen”. Ndërsa studiuesi Çaushi do të ndalej në dy aspekte, në rastin kur një grua shkruan një roman. Për Merin, sipas studiuesit, i qëlloi një evidentim i dyfishtë; e para se u pa talenti dhe e dyta, habia se si një grua arrin të guxojë në një shoqëri maskiliste të rrëfejë sinqeritetin e një dashurie të ndaluar.
Ndryshe u cilësua rrëfenjë tronditëse që sjell një notë të re në letërsinë tonë sa i takon retrospektivës, inspirimit nga diktatura. “Një dashuri e dhënë në një mënyrë të tillë ka plotësuar një boshllëk të paraqitjes së persekutimit për dashurinë në kohën e diktaturës, që ishte monstruoze, turpi i asaj kohe, ku shumë njerëz u vunë përpara dilemës më barbare”. Ajo që iu tha shkrimtares ishte intuita e saj, e cila ka karakter njohës për epokën. Kjo ndoshta i dha dorë shkrimtares që të krijojë një libër realisto-magjik, me personazhë të përjetuar ku ecën në gjurmë dhimbjesh dhe jeta e autores. “Pasi Meri Lalaj tregon mënyrën, dramën si e mori ajo porcionin e dhembjes që njeriu mbart nga jeta, e përfundon librin me paragrafë tronditës, si një roman brenda romanit, me një densitet linear që të kujton skicat e Migjenit, (fq.152-153)”, u shpreh poetja Luljeta Danaj.