Azia do të kryesojë rritjen ekonomike globale në 2010
Kombet e Bashkuara thonë se ekonomia botërore po përmirësohet. Në raportin e saj të
përvitshëm të publikuar të mërkurën, Kombet e Bashkuara parashikojnë një rritje
globale prej 2 presje 4 përqind në vitin 2010 me Azinë Lindore dhe Jugore në
krye të kësaj rritje. Por organizata paralajmëron se kushtet për një rritje të
qëndrueshme në mbarë botën mbeten të brishta.Raporti i OKB-së thotë se ekonomia botërore ka filluar të tregojë shenja të
një mëkëmbje modeste. Tregjet e aksioneve po mëkëmben, tregëtia ndërkombëtare
dhe prodhimi industrial po shtohen dhe bankat po fillojnë biznesin e tyre
përsëri. Kjo është një mëkëmbje e nxitur në pjesën më të madhe nga paketa
stimuluese madhore në mbarë botën. Drejtori ekzekutiv Donald Tsang në Hong
Kong:
"Në Hong Kong
ne kemi shpenzuar gati 11 presje 2 miliardë dollarë në masa stimuluese për
ekonominë. Kjo shumë është ekuivalente me gati 5 presje 2 prëqind të GDP-së. Kemi
ndërharë hapa të jashtëzakonshme për të garantuar depozitat bankare, mështetjen
e biznesit të mesëm dhe të vogël dhe dhënien e kapitalit shtesë në sektorin
bankar në se kërkohet".
Komentet e zotit Tsang u bënë në fillim të Forumin Financiar Aziatik në
Hong Kong ku delegatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të FMN-së takohen për të
diskutuar të ardhmen ekonomike të rajonit. Drejtori i FMN-së Dominique
Strauss-Kahn theksoi rolin kritik që po luan Azia në këtë periudhë të pas
recesionit në botë. "Transformimi ka
qënë i madh dhe ndikimi i Azisë në ekonominë globale është rritur mjaft duke
ndihmuar qindra milionë njerëz të dalin nga varfëria. Përpara nesh kemi
mundësinë e një rritje të qëndrueshme për të ndihmuar një miliardë njerëz të
dalin nga varfëria".
Ekonomia botërore ka treguar përmirësime të qëndrueshme që nga tremujori i
dytë i 2009ës por zoti Strauss Kahn thotë se mëkëmbja nuk ka qënë e njëjtë.
Kina u rrit 10 presje 7 përqind në tremujorin e fundit të 2009ës, por qeveria
qysh atëherë ka ulur dhënien e kredive për të ulur inflacionin dhe për të
ngadalësuar një ekonomi të mbinxehtë. Në kontrast, Japonia ka shqetësim
deflacionin dhe kërkesa e ulët mund ta çojë ekonominë përsëri në recesion.
Takashi Hibino drejton firmën Daiwa Securities."Situata makro-ekonomike
ka qënë e paqëndrueshme gjatë dy dekadave të fundit. Japonia nuk ka parë një
rritje nominale të GDP-së për gati dy dekada".
Analistët parashikojnë që ekonomia në Azinë Lindore të rritet 6 presje 7
përqind këtë vit, pasuar nga Azia Jugore me 5 presje 5 përqind.
FMN-ja pret që që rritja të shtohet në rajonet më të varfëra të Afrikës
ndërsa recesioni global po dobësohet.
Shtetet e Bashkuara dhe 16 vende të Eurozonës mund të presin rritje modeste
por të vazhdueshme edhe pse papunësia mbetet kritike gjatë këtij viti. //rd//