E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Beqja një pivot besëshkelë për Shkodrën

Ilir Beqja është një njeri i pabesë. është i pabesueshëm sepse akoma nuk ka sqaruar daljen e disa ditëve më parë kur deklaroi me plot gojë si karafil se po të kishte një seancë parlamentare që do të shqyrtonte emergjencën në Veri-perëndim të vendit grupi parlamentar i PS-së do të ishte në parlament. Siç e dimë të gjithë çdo gjë u vyshk një ditë më pas nga egoarku Edi Rama, që deklaroi duke hedhur poshtë kategorikisht deputetët në tentativë Beqjen dhe Gjermenin “për një hyrje në kuvend”, se nuk hyjmë në parlament sidoqoftë puna pa u hapur kutitë. Refreni ishte gati veçse u delegjitimuan dy marioneta të egoarkit Rama. Më pas në Asamblenë e jashtëzakonshme socialiste ku u krye pretenca akuzuese ndaj qeverisë “Berisha 2”, djali I Hamit Beqjes, një prej xhelatëve të Shkodrës, Ilir uli kokën duku u shtrua vetëm në  akuzat e përhershme bajate ndaj kryeministrin Berisha për keq -menaxhim. Por e kundërta është e vërteta pasi emergjenca u përballuan me sukses, nuk pati as një humbje njerëzore, sidomos tani që situata e është e normalizuar dhe po fillon njohja e dëmeve materiale që janë bërë në nën-Shkodër. Megjithatë pivoti i partisë socialiste, Ilir Beqja, nuk është aq shkodran sa deklarohet si deputeti saj zone, se të paktën do të kishte sqaruar se përse nuk hyri në parlament kur e kishte deklaruar një gjë të tillë. Shkodran vonon, por nuk harron, i dashur bir i Hamit Beqjes.Pati edhe pafytyrësinë kolosale të dilte në konferencën për shtyp për të folur kinse për “dy fakte” të reja, që janë po aq të vjetra sa politika që bëjnë. Dy faktet janë në palmaresin e trillimeve të krizës së financave shqiptare. Ka tre ditë që Mero Brace anatemon në fletushkën e tij Ministrin e financave, Ritvan Bode, në mënyra të tërthorta për keq menaxhim të drejtorisë së tatim-taksave. Këtë synim ka pasur  ky sulm i poshtëri Mero Braces të ndalojë shtetin të bëjë detyrën që i ngarkon ligji të gjurmojë abuzuesit. Ndërsa për çdo konstatim negativ socialistët bëjnë përgjegjëse qeverinë - sipas tyre – përveçse manipulojnë me shifrat, përdorin dhe alarmin për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme ekonomike që ka kapluar deputetë që nuk janë me rrogë. Si mbijetojnë deputetë socialistë pa rrogë? Kësaj pyetje t’i përgjigjet beqari i Edi Ramës. është bërë rutinë shpjegimit që ministri i Financave Bode ka bërë për mediet këtyre të pafillave në makro-ekonomi se “qeveria në vijimësi ka mundësuar garantimin e një mirëqenieje në rritje, dy herë më shpejt se rritja ekonomike nominale e vendit për të gjitha kategoritë shoqërore të lidhura me administratën publike dhe që përfitojnë nga skemat e mbrojtjes shoqërore”. Kuptohet vetiu se për të ballafaquar disa akuza, që janë bërë nga opozita lidhur me rënien e ritmit të të ardhurave në buxhet dhe për të bërë më të prekshëm rritjen impresionuese të të ardhurave fiskale, duhet ballafaquar disa tregues të përgjithshëm të të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Sepse Buxheti 2009 ka mundësuar një efikasitet, eficiencë dhe transparencë më të mirë se më parë në përdorimin e parave të taksapaguesve shqiptarë. Rëndësia e përgatitjes dhe miratimit të një buxheti proaktiv për ekonominë e vendit, ridimensionohet për vitin 2010, nisur nga dy faktorë specifikë; së pari, faktin se kriza e tregjeve financiare botërore po kalon nga një recension ekonomik të disa ekonomive të rëndësishme botërore në pak vende që kanë një problem të tillë ; dhe se viti 2010 do të një vit i rikthimit në normalitet të ekonomisë botërore.Mirëpo nuk është kjo që intereson Edvin Ramës, sepse ka kohë që opozita socialiste akuzon se “shifrat janë të manipuluara nga qeveria, se vendi është i tronditur si rezultat e keqqeverisjes, reformave të munguara, keq-menaxhimit të krizës së mohuar për qëllime elektorale, paralizës të sistemit gjyqësor, shpërdorimit të parave dhe korrupsionit” etj. Vijimi i akuzave ka këtë bazë, ose më shkurt këtë gël-baze si mentor kryesor të akuzave. Të gjithë e dinë se procesi i detajimit të projekt-buxhetit 2010 shkon deri në mars të këtij vit. Ndërkaq ishte e dukshme oksimori ideologjik që “Asambleja ekonomike PS” pati para do kohësh, pra ishte një faliment total pa pikë vizioni dhe tregon një papërgjegjshmëri për financat e vendit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›