E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat shkollore shperndarja 29 gusht- 19 shtator

Duke filluar nga 29 gushti , në të gjitha shkollat e vendit do të fillojë shërndarja e teksteve. Autoritetet e ministrisë së Arsimit deklarojnë se afati për tërheqjen e tyre do të jetë deri në 19 shtator, ndërkohë që ato shprehen se këtë vit nuk do të ketë mungesë  të librit shkollor.

“Nga data 29 gusht deri në datë 19 shtator këto tekste do të jenë nëpër shkolla me çmimin e shumta deritek çmimi i kopertinës. Ndoshta mund të shiten dhe më pak. Çmimet e librave nuk kanë ndryshuar me përjashtim të shkallës së inflacionit që ne kemi marrë 3.5%. E shumta një 5 lekësh shtesë”- shprehet këshilltari i ministrit, Jovan Kristiqi.

Pas afatit të përcaktuar nga ministria e Arsimit për tekstet shkollore, libraritë kanë të drejtë të tregtojnë tekstet mësimore, madje edhe më shtrenjtë, pasi ato janë biznes privat.

“Në qoftëse do të ketë prindër apo nxënës që nuk janë kujdesur atëherë procesi i blerjes së librit do të jetë më i vështirë. Ai do të shitet në library, por ne nuk mund të ndërhyjmë në library në lidhje me çmimin që caktojnë ato. Çmimi jonë është fiks sa kohë ai shitet në shkollë”- tha Kristiqi.

Këtë vit kanë përfunduar edhe kontratat me shtëpitë botuese. Nëse ato nuk do të dorëzojnë librat në afatin e caktuar në shkolla, në bazë të kontratës penalizimet janë të ndryshme, duke filluar nga gjobat e deri tek heqja e të drejtës për të marrë pjesë  në botimin e teksteve vitin e ardhëshëm shkollor.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›