Azilkërkuesit, Nishani: Do çojmë në ndjekje penale abuzuesit

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani denoncoi sot organizatat e ndryshme të pajtimit të gjaqeve, të cilat janë shifra të pavërteta për gjakmarrjen në vend. Gjatë raportimit të tij në komisionin parlamentar të Integrimit rreth ecurisë së procesit të liberalizimit të vizave, Nishani vlerësoi se të gjitha rastet e azilkërkuesve me motivacion gjakmarrjen janë në hetim ndërsa ka akuzuar edhe pushtetarët për falsifikim dokumentesh.
Duke vlerësuar heqjen e regjimit të vizave si ndikues në uljen e ndjeshme të trafiqeve ai u shpreh se sistemi i prodhimit të pasaportave nuk lejon falsifikimet.
Sa i takon përfshirjes së policisë në procedurat e pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike Nishani u shpreh se kjo është një ndërhyrje e përkohshme për realizimin e një sistemi të ri filtrimi për rritjen e sigurisë dhe luftën ndaj falsifikimeve të mundshme.
...