E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Reforma zgjedhore, të përfundojë përpara zgjedhjeve – forcat politike të gjejnë gjuhën e përbashkët

19-12-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth theksoi sërish rëndësinë që diskutimet për reformën zgjedhore të përfundojnë përpara pranverës, për të shmangur problemet në zgjedhjet e ardhshme. Nga Korça, ambasadori Wollfarth deklaroi se puna për reformën zgjedhore është e rëndësishme dhe u bëri thirrje partive politike të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të gjetur gjuhën e përbashkët. “Unë shpresoj në diskutime të shëndosha të cilat duhet të përfundojnë brenda pranverës. Në demokraci duhet gjetur gjuha e shumicës”- u shpreh kreu i prezencës së OSBE-së. Puna për reformën zgjedhore ka hasur në kundërshtimin e partive të vogla, të cilat këmbëngulin për nevojën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, duke kërkuar zëvendësimin e sistemit aktual spanjoll. Pak ditë më parë, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi deklaroi se reforma zgjedhore po dështon, pasi sipas tij, është e komanduar dhe e parafabrikuar. Ai akuzoi publikisht PD-PS se po synojnë vjedhjen e mandateve të partive të vogla. Edhe kryetari i PR-së Fatmir Mediu akuzoi dy partitë e mëdha për kurthin që u bënë partive të vogla, duke shmangur ndryshimin e sistemit zgjedhor nga axhenda e komisionit kuvendor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›