E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Bizneset me 50 të punësuar, do përfitojnë ulje deri në 30% të taksave vendore

19-12-2011 / Gazeta 55

Bizneset e reja që kanë punësuar 50 persona nga lista e të papunëve dhe ata që punojnë në sektorin e ndërtimit do të mund të kenë ulje me 30% të taksave vendore. Të paktën kjo nisëm do të propozohet në mbledhjen e Këshillit bashkiak që do të mbahet në fund të dhjetorit. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka vazhduar konsultimet me qytetarët e Tiranës. Këtë herë në njësinë nr. 2 në kryeqytet, Basha ka thënë se në projektbuxhet janë përfshirë një sërë ndryshimesh në infrastrukturë si ndërtimi i bulevardit “Petro Nini Luarasi” dhe ndërhyrjet në 2 rrugët e kësaj njësie, me kërkesë këto të qytetarëve. Më herët Basha është shprehur se do të kërkoj 3-fishim të projektbuxhetit të 2012-ës, për të realizuar të gjitha ndërhyrjet në infrastrukturë dhe realizimin e projekteve të punësimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›