E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut, ndërron jetë në moshën 69 vjeçare diktatori Kim Jong Il

19-12-2011 / Gazeta 55

Lumenj me “lot” në sheshin qendror të Phenianit – 12 ditë zi kombëtare, për udhëheqësin e të vetmes dinasti komuniste në botë. Pushteti shkon tek i biri Kim Jong Un


Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Il. Agjencia shtetërore e lajmeve theksoi se Jong vdiq të shtunën nga një infarkt në zemër, ndërsa po udhëtonte me tren në një nga vizitat e tij në terren. Agjencia ia atribuoi vdekjen e tij “punës së rëndë mendore dhe fizike”.


KCNA njoftoi se funerali do të mbahet më 28 dhjetor në Phenian ndërkohë është shpallur zi kombëtare nga 17 në 29 dhjetor. Kim Jong Il erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij, themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai dilte pak të publik dhe zëri i tij dëgjohej rrallë në transmetimet radio-televizive. Ai mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të këtij vendi vuanin nga uria. Në fund të vitit të kaluar, Kim i dha gradën e gjeneralit me katër yje djalit të tij të vogël Kim Jong Un, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes, që konsiderohet dinastia e vetme komuniste në botë. KCNA i bëri thirrje popullit koreno-verior sot të mbështesë Kim Jong Un, i cili është rreth 28 vjeç.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›