Azilkërkuesit, leje qëndrimi me të dretë rinovimi
19/03/2005 Azilkërkuesit do të përfitojnë leje qëndrimi 3 mujore me të drejtë rinovimi. Dje Qeveria miratoi vendimin “Për disa shtesa dhhe ndryshime në vendimin nr 439, datë 4.8.2000 të Këshillit të Ministrave “për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndryshimet e propozuara konsistojnë në:Përmirësimin e procedurave që ndiqen në pikat e kalimit kufitar, sapo identifikohet prania e të huajit, i cili deklaron kërkimin e azilit. Bashkërendimin me Ministrinë e Shëndetësisië për të marrë masat e nevojshme për të evituar rrezikun potencial që mund të mbartin të huajt në përhapjen e epidemive. Kushtet dhe procedurën e pajisjes së azilkërkuesit me lejeqendrimi 3 mujor me të drejtë rinovimi. Pajisjen me karta identiteti të azilkërkuesv në përputhje me ligjin “për azilin në Republikën e Shqipërisë”.