Qeveria miraton 72 barna të reja me rimbursim
19/03/2005 Masa e rimbursimit varion 50 deri 100 për qind
Listës së Barnave me rimbursimi shtohen 72 ilaçe. Këshilli i Ministrave dje nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi vendimin për shtimin e një grupi medikamentesh në listën e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre. Vendimi propozon listën e re të rimbursimit të barnave, që miratohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave, ku në krahasim me vitin 2004, janë bërë këto ndryshime: Janë shtuar 72 barna të reja, duke e rritur numrin e barnave të rimbursuara këtë vit në 402 medikamente. Masa e rimbursimit varion nga 50% deri në 100% të çmimit (si edhe vitin e kaluar).
Procesi i hartimit të listës së propozuar është negociuar me biznesin Farmaceutik dhe ndërmarrjet prodhuese, duke siguruar transparencën e duhur. janë pikërisht barna për sëmundjet ishemike, betabllokues, emrat e të cilëve përfundojnë me “lole”. Këto barna i presin me mijëra të sumurë nga zemra dhe tensioni, të cilët vuajnë me vite nga këto sëmundje. Barna të tjera janë për kancerin e gjakut, ose ndryshe për limfonat malinje. Mjekët kanë kërkuar që të rimburosohet bari mabtherna dhe një tjetër bar, që plotëson terapinë orale për këta të sëmurë. Një tjetër bar për trajtimin e insuficensës renale bar bënë që për një të sëmurë me dializë të shyhet ca koha për të nisur trajtimin në hemodializë. Kjo zgjatje kohe mund të jetë 1 vit deri në dy vjet varet se sa e cakton mjeku dhe nga gjendja e pacientit. Këto janë barna nga më të shtrenjtat, por dhe në mjekësi duket se zë vend shprehja “nuk jam i pasur që të blej lirë”. Kjo pasi dy vjet më tepër hemodializë për këta të sëmurë, ka një kosto më të lartë se përdorimi i këtij bari.