Stabilak, që qumështi të mos thartohet

19/03/2005 Mungesa e frigoriferëve në fshat, e energjisë elektrike dhe transportit bënë të nevojshëm përdorimin e preparatit
Përpunuesi i qumështit, Dhimo Guçajë: Për 6-7 orë niveli i acidit nuk ndryshoi
Qumështi shqiptar është disa herë më i ndotur se norma e lejuar dhe deri sa bëhet kos, gjalpë, apo djath ai është gati i thartuar. “E provuam te pika e grumbullimit, fabrika që kam në Novoselë. Zakonisht, nga mjelja deri në kohën e përpunimit qumështit i ka shkuar aciditeti 26 deri 27, ndërsa për 6 deri 7 orë, kur i hodhëm stabilakun, niveli i aciditetit nuk ndryshoi. Madje, disa bakterie i zhduku, ndërsa të tjera i pengoi të shumoheshin. Provën e bëmë te qumështi i deles. Analizat i bëmë këtu në laboratorët e Ministrisë së Bujqësisë”, thotë, Dhimo Guçaj, nga Vlora, i cili e ka shumë të nevojshëm këtë preparat, pasi tri fabrika, në Novoselë, në Smokthinë dhe Dukat. Normat evropiane lejojnë që bakteriet dhe mikrorganizmat të jenë të pranishme në qumësht, deri në 800 mijë për mililitër, ndërsa sipas INSTAT në qumështin shqiptar ato janë 3 milionë për mililitër. Kështu që del e nevojshme përdorimii një produkti të quajtur stabilak. “Ne e provuam këtë, por i duhet hedhur qumështit brenda dy orëve nga mjelja. Ky preparat garanton ruajtjen e vetive të qumështit deri në 8 orë, pa nevojën e ftohësve. Aktualisht, ky preparat është importuar dhe provuar këto ditë te disa prodhues të nënprodukteve të qumështit. Përdorimi i këtij produkti në Shqipëri është i nevojshëm, pasi në vendin tonë mungon energjia elektrike, në fshatra shumë familje s’kanë frigorifer dhe transporti është i papërshtatshëm. Ndërkohë një paketë stabilak përdoret për një sasi të madhe qumështi, kështu që çmimi i saj është shumë i ulët, 0.0032 dollarë për litër, si çmim importi.
Faza eksperimentale e përdorimit
Gjatë konferencës u tha se, sipas bisedimeve paraprake me institucionet përkatëse, ky produkt mund të përdoret në një fazë eksperimentale me disa fermerë shqiptarë. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, të Institutit të Veterinarisë, Institutit të Shëndetit Publik, Akademisë së Shkencave, pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Kamzës, teknikë të bujësisë dhe ushqimit, si edhe fermerë nga qytete të ndryshme të vendit.
Iniciativa
Iniciativa vjen nga zyra IDEASS pranë UNOPS-it (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Akademinë e Shkencave.
Metoda e re STABILAK është krijuar nga inxhinieri kuban, Prof. Ponce Ceballo, anëtar i Qendrës Kombëtare të Shëndetit Bujqësor të Havanës, i cili mori pjesë në konferencë së bashku me një Presidentin e Programit Botëror të FAO-s për Laktoperoksidazën, Ing. Luis Clerge Fabra. Gjatë javës ata u takuan me përfaqëses të Ministrisë së Bujqësisë, Institutit të Veterinarisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, Institutit Kërkimor për Ushqimin, FAO-s dhe me prodhuesit e qumështit në Vlorë, për të identifikuar mundësinë e përdorimit dhe të prodhimit të STABILAK-ut për nevojat e vendit tonë dhe më tej, për prodhuesit e qumështit në zonën e Ballkanit.
Stabilak, është një nga ristë më të njohura IDEASS. Në të gjitha vendet ku metoda është zbatuar dhe përshtatur, ka kontribuar në rritjen e cilësisë së qumështit dhe të bulmetrave.
Stabilak, enzimë organike
Stabilak, është një enzimë organike, e cila vepron në Sistemin e Laktoperoksidazës - një mbrojtës natyror i pranishëm te qumështi i sapomjelë - dhe nuk lejon shtimin e bakterieve në qumësht. Me anë të kësaj metode qumështi ruhet i freskët edhe pa ftohës, në temperaturë nga 20 deri në 34 gradë celsius, nga 8 deri në 24 orë pas mjeljes.
IDEASS (Inovacione për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Jug-Jug) është një projekt i promovuar nga programe të ndryshme të bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara: ILO/Universitas; UNDP dhe UNOPS/PASARP, program i financuar nga Qeveria italiane, që ka për qëllim të promovojë shkëmbimin e risive dhe përvojave për Zhvillimin Njerëzor në vende të ndryshme.
Kostoja e lirë, blerje dhe prodhimi
Kostoja e kësaj metode është shumë e lirë: 0.0032 dollarë për një litër qumësht si çmim importi. Në rast prodhimi, në vend, çmimi zbret akoma më shumë. Ngritja e fabrikës së prodhimit të kësaj enizime nuk ka një kosto të lartë dhe nëse ngrihet një e tillë në Shqipëri, ajo mund të furnizojë me stabilak gjithë rajonin, pasi dfhe Maqedonia, Serbia, Kosova, Bullgaria etj., kanë treguar interes për këtë produkt.
Dishnica: Një produkt natyral i vlerësuar
"Duke patur parasysh që blegtoria përbën një ndër prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, dhe qumështi produkti më problematik për ruajtje, përdorimi i një produkti natyral për ruajtjen e tij do të konsiderohet mjaft i vlerësuar. Sigurisht, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, nëpërmjet institucioneve të saj që lidhen me këtë risi, do të hulumtojë mundësitë e përdorimit të Stabilak në përshtatje me kushtet e Shqipërisë, duke filluar me zona pilot, dhe më tej sipas rezultateve në shkallë më të gjerë", tha gjatë konferencës Prof. Dr. Tatjana Dishnica, Drejtore e Shkencës dhe Shërbimit Këshillimor në Ministrinë e Bujqësisë.