Grindet me vëllanë, godet me sopatë nipin 13-vjeçar

19/03/2005 Kastriot Gjollën e kishte ndihmuar edhe bashkëshortja gjatë sherrit
Është grindur me të vëllanë, pasi të dy kishin konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli, por sherri për pak ka degjeneruar në tragjedi. Bashkëshortja e njërit prej vëllezërve Gjolla, ka shkuar të ndihmojë të shoqin, ndërsa tjetrit i ka ardhur në ndihmë i biri 13-vjeçar, që ka mbetur viktimë e sopatës së xhaxhait të tij. Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë në lagjen me banesa përdhese pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Policia arreston çiftin Kastriot dhe Anila Gjolla, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë të nipit të tyre 13-vjeçar.
Ngjarja
Sipas burimeve të policisë kryeqytetase, ngjarja në fjalë ka ndodhur katër ditë më parë në Tiranë. Në bazë të deklarimeve të marra nga të afërmit e agresorëve dhe të viktimës, të cilët i përkisnin të njëjtit trung familjar, shkak i sherrit ka qenë një grindje e vëllezërve Gjolla, të cilët për disa orë kishin konsumuar së bashku sasi të konsiderueshme pije. Burimet sqarojnë se të dy vëllezërit banonin me familjet e tyre në të njëjtin kulm në një shtëpi private, pranë Pazarit të Ri. Sipas policisë, ata kishin pasur edhe më parë konflikte mes tyre, por jo të tilla sa të provokonin një tragjedi të tillë. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, dy vëllezërit Gjolla kishin dalë së bashku dhe kishin konsumuar alkool. Në një gjendje thuajse të pavetëdijshme, ata kanë filluar të grinden me njëri-tjetrin dhe kur kanë mbërritur në oborrin e shtëpisë sherri ka arritur kulmin. Kastriot Gjolla, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një sopatë, duke iu kundërvënë të vëllait. Në ndihmë të tij mësohet të ketë shkuar edhe bashkëshortja Anila Gjolla, 33 vjeçe. Por në këtë moment në ndihmë të vëllait të Kastriotit, i ka ardhur i biri 13-vjeçar A.Gjolla. Burimet thonë se 13-vjeçari ka ndërhyrë në mes të sherrit për të mbrojtur të atin, por xhaxhai e ka qëlluar me sopatë, duke e plagosur rëndë. Në këtë moment duket se sherri është fashitur.
Arrestimi
Pas disa ditësh hetime, forcat policore të Komisariatit nr.1 në kryeqytet kanë arritur të zbardhin motivet e kësaj ngjarje, ku 13-vjeçari është bërë viktimë e babait të tij. Në bazë të deklarimeve të bëra nga familjarët e të plagosurit, policia ka konkluduar se çifti Kastriot dhe Anila Gjolla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin nipin e tyre minoren. Pas disa ditëve hetime, policia ka vërejtur se agresorët janë përpjekur të fshehin provat e ngjarjes. Ata kanë mundur të fshehin sopatën me të cilën kishin goditur 13-vjeçarin. Sipas burimeve të policisë, dy të arrestuarit mbrëmjen e të enjtes, paraprakisht e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre, por kanë pohuar se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ata kanë thënë se nuk kishin pasur si qëllim të lëndonin njeri, por gjithçka kishte ndodhur në sherr e sipër dhe nuk e kishin kontrolluar dot veten.