E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mjediset ndërkufitare,të mbrojtura me ligj

19/03/2005  Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet ndërkufitare”. Projektligji ka për qëllim të sigurojë parandalimin, zbutjen dhe monitorimin e ndikimeve negative ndërkufitare si rezultat i zhvillimit të veprimtarive ekonomike në shtetet fqinj. Projektligji mbron së pari mjediset ndërkufitare, ku bëjnë pjesë ekosisteme unikale me vlera ndërkombëtare si liqenet e Prespës, të Ohrit e të Shkodrës, komplekse mjedisore me pejsazhe të spikatur e me biodiversitet aktiv, mbartës të llojeve endemike të faunës dhe florës si Alpet, Korabi e massive të tjera malore deri në jug të vendit, zona të mbrojtura ligatinore si të Butrintit, Nartës, Karavastasë e të Kune-Vainit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›