E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Marubi 2005"

19/03/2005  Në "ndjekje" të fakteve dhe realitetit

Dje në Galerinë Kombëtare të Arteve, kuratori i konkursit ndërkombëtar "Marubi 2005", tema e të cilit është titulluar "Frame" (Çast), ka shpallur artistët pjesëmarrës si dhe anëtarët e jurisë ndërkombëtare

Vetëm pas 7 ditësh, më 25 mars, "Marubi 2005" do të hapë dyert për publikun kryeqytetas. Dhe po në këtë ditë, juria ndërkombëtare, e përbërë nga artisti dhe kuratori Erzen Shkololli (Kosovë), kuratorja Joa Ljunberg (Suedi) dhe fotografi Albes Fusha, do të shpallë artistët fitues të këtij aktiviteti ndërkombëtar. Dje, në një konferencë për shtyp, kuratori i "Marubit 2005", Stefano Romano, publikoi edhe emrat e artistëve pjesëmarrës si dhe të jurisë ndërkombëtare. Do të jenë në total 45 artistë pjesëmarrës, të ndarë në dy seksione. Një ide e përpunuar nga kuratori Romano gjatë fazës selektive. "Duke parë se një pjesë e artistëve kishin foto shumë interesante, por që nuk i përgjigjeshin 100% temës së përzgjedhur për këtë konkurs, u mendua që ky grup artistësh të krijonin një ekstension të quajtur 'Open Space'. Kjo për vetë faktin se punimet e tyre kishin një lidhje të fortë me konceptin e ekspozitës-konkurs. E parë në këtë këndvështrim, këto prurje do të kontribuojnë për të zgjeruar konceptin dhe sfumaturat e vëzhgimit mbi faktet dhe realitetet e këtij 'Marubi'. Shpresojmë që të dy këto seksione të lidhen organikisht midis tyre", ka deklaruar Romano për mediat. Por, gjithsesi, vetëm 21 artistë do të konkurrojnë për çmimet "Marubi". 24 artistët e tjerë do të prezantohen në seksionin e "Open Space", ku, natyrisht që është menduar të shpallet edhe një fitues. Në total do të ndahen 6 çmime, nga të cilat tre jepen nga MKRS-ja dhe tre të tjerat "Kodak", Dhoma e Tregtisë Italo-Orientale. Një çmim do të jepet për seksionin e "Open Space". Ashtu sikundër edhe në aktivitete të ngjashme, artistët fitues do të shpallen nga juria në ditën e çeljes së ekspozitës, në datën 25 mars.

Artistët pjesëmarrës në "Marubi 2005"

Gentian Shkurti (Shqipëri)

Malena Mazza (Itali)

Fabio Palmieri (Itali)

Heldi Pema (Shqipëri)

Armand Lulja (Shqipëri)

Elda Gjikondi (Shqipëri)

Blerida Lleshi (Shqipëri)

Nora Bortolotti (Itali)

Dhimitër Topi (Shqipëri)

Cristian Romano (Itali)

Dren Maliqi (Kosovë)

Elsa Martini (Shqipëri)

Alban Muja (Kosovë)

Driton Hajredini (Kosovë)

Lulzim Zeqiri (Kosovë)

Enisa Cenaliaj (Shqipëri)

Agron Mesi (Shqipëri)

Rudina Memaga

Giovanni Oberti (Itali)

Fahredin Spahia (Kosovë)

Luan Rexha (Kosovë)

Vende të hapura

Besim Kellasi

Agron Hasanoj

Anita

Elvin Shytai

Greta

Artan Draqini

Melissa Cellini

Arvenol

Fatmir Dardha

Petrit Perna

Bashkim Asllani

Armand Abazi

Mirela Topulli

Namik Selmani

Gëzim Panariti

Ilda Rama

Olta Tole

Gëzim Lezha

Shpend Bengu

Andi Hila

Arguljiana

Holta Mneri

Blerta Meta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›