E Hënë, 2 Nëntor 2026

Birkhofer: Piktorët duhen pa “gardhe” në kokë

19/03/2005  Gehard Birkhofer, profesori i Artit nga Gjermania, njëkohësisht dhe anëtar jurie në ekspozitën “Të shohësh dhe të të shohin”, së bashku me kolegun e tij dr.Michael Herrmann, thanë se ky ekspozim përveç synimit fillestar, ishte një shou për të sjellë vështrimin e jashtëm profesional. Për prof.dr.Birkhofer, mosha 30-vjeçare e paraqitjes së autorëve në këtë ekspozitë ishte mbresa e parë, ndërsa bëjnë një vërejtje të ashpër për komunikimin ndërmjet artistëve në Shqipëri, aq më tepër brenda një komuniteti.

Për herë të parë në vendin tonë po bëhet një ankand, pra disa vepra arti u ndodhën përballë një komunitetit për t’u blerë. Sa e rëndësishme është për një artist njohja nga komuniteti, por edhe më gjerë?

Komuniteti është i rëndësishëm për çdo artist në veçanti, po ashtu dhe për artistët e këtyre regjioneve të vogla. Është shumë e rëndësishme kjo. Duke iu referuar Gjermanisë, është shumë më e lehtë që t’i gjesh këta artistë të rinj.

Ne kemi shumë pikturë tradicionale dhe mendoj se ata duhet të punojnë e përpiqen së bashku për të shkëmbyer idetë e për të gjetur një përmbajtje dhe jashtë vendit. Kjo ndodh nëse punoni në markatën e Evropës, si ushqim për tregun.

Nëse punoni së bashku, pra, jeni grup, atëherë fuqia juaj është pak më e madhe. Nga eksperienca ime, di që shumica e vendeve kanë shoqata që koordinohen në kësi rastesh, për t’u evidentuar. Dhe ju e dini që kemi pasur një Gjermani të ndarë, ku duhej thyer gardhi. Tani kemi Evropën e hapur, por kemi gardhet në kokë, pengesat.

Kështu rruga më e mirë për të punuar së bashku është mënyrë më e mirë për të ecur më tutje, për të qenë në Evropën e hapur. Është e rrezikshme të jesh nën ndikimin e influencave, po nuk pate identitet. Ndaj është e rëndësishme që artistët të luftojnë influencat, pra të mos jenë të influencuar në këtë mënyrë. Por, ata mund të jenë kritikë për veprat e njëri-tjetrit. Kështu, unë gjeta në këtë ekspozitë abstraksionin lirik, por jo në mënyrë konkrete dhe konstruktive. Këta artistë, nëse vazhdojnë kështu, mund të shkojnë në një rrugë të rrezikshme për ta. Nëse do të kishte një shoqatë ku ata të bashkëpunonin për njohje, atëherë do të ishte i hapur dhe diskutimi dhe do të kishte dialog nga të dy palët.

Mendoni se një vepër arti është refleksion i mentalitetit, në kuptimin më të ngushtë të artistit?

Çdo artist shikon pozicionin e tij për të gjetur veten, për të shfaqur idetë e tij në stile të ndryshme. Është e rëndësishme që ai të ketë personalitetin e tij në lidhje me atë çfarë krijon.

Si qëndron një ankand në një vend ku gjallon krijimtaria, a që mund të ketë traditë intensive krijuese?

Është një shans i madh. Ne nuk kemi qenë më parë në Shqipëri për të hulumtuar rreth kësaj. Por mund të them që është vështirë për të organizuar një ekspozitë me pozicione të ndryshme dhe për ta ndjerë komunitetin si artist.

Në këtë rast ka objektiv tjetër ky ankand i improvizuar?

Janë dy fakte që vlen të thuhen; e para, që ideja jonë kryesore është të restaurojmë pikturën “Motra Tone” pranë Galerisë, dhe pjesa tjetër e parave që merren nga shitja e tablosë të shërbejë për të ndihmuar artistët. Pra për të gjetur njëfarë interesi për restaurimin. Atëherë, ai personi që bleu këtë punë, ka blerë veprën e artit dhe njëkohësisht ka ndihmuar për të restauruar një punë që është thesar i traditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›