“B-52”, album të ri dhe koncerte verore në SHBA
Grupi muzikor “B-52”, një kompleks i muzikës “pank” dhe një stili të ri të “rrok end rollit” në vitet 80-të dhe në fillim të viteve 90-të ka nxjerrë kohët e fundit në treg një album të ri. Ky album vjen për grupin “B-52” pas një ndërprerjeje 16-vjeçare të regjistrimeve. Një nga këngët e njohura të grupit ka qenë “Legal Tender”, e incizuar në vitin 1983 në albumin “Whammy”. Si të gjitha këngët e kësaj bande, edhe "Legal Tender" është gazmore dhe ka një ritëm kërcimi. Anëtarët e kompleksit “B-52” janë Kate Pierson, Fred Schneider, Keith Strickland dhe Cindy Wilson. Por kur doli në qarkullim albumi "Whammy", në këtë grup bënte pjesë edhe vëllai i Cindy Wilson-it, Ricky. Atëherë, këta pesë të rinj vendosën të krijonin një grup muzikor, ndërkohë që ishin mbledhur për të pirë diçka në një restorant kinez në Athens të Georgia-s. Albumi i tyre e parë, që mban edhe emrin e grupit, “The B-52's” doli në qarkullim në vitin 1979. Kënga “Rock Lobster” e këtij albumi u ngjit në vendin e tretë të listës së revistës popullore të muzikës, “Billboard”. Po nga ky album, një tjetër këngë e suksesshme ka qenë “Dance This Mess Around”. Ricky Wilson vdiq në vitin 1985 dhe për disa vjet pas kësaj humbjeje grupi mbajti zi. Kariera e “B-52” natyrisht që këto kohë u dëmtua. Por në vitin 1989, “B-52” nxorrën albumim “Cosmic Thing”, që është edhe albumi i tyre më i mirë. "Roam" është një nga këngët më të njohura të këtij albumi. “B-52” thonë se albumi i tyre i fundit, "Funplex" është modern, ndërsa për veshjet dhe krehjen thonë se do të vazhdojnë që të dalin në skenë me stilin e tyre tradicional të veshjes dhe krehjes. “B-52” do të japë shfaqje në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në mes të verës.
Ceremonia e 43-të vjetore
Kenny Chesney fiton për të katërtën herë çmimin e muzikës kauntri
Kenny Chesney fiton për të katërtën herë radhazi çmimin “Argëtuesi i vitit” në ceremoinë e 43-të vjetore të akademisë së muzikës Kauntri. Me këtë çmim, Chesney barazohet me Garth Brooks dhe është një çmim mbrapa grupit legjendar të muzikës Kauntri, "Alabama", i cili ka fituar pesë çmime të para radhazi. Chesney e fitoi çmimin e parë nëpërmjet votimeve në internet, hera e parë që fituesit nuk u përcaktuan nga anëtarët e akademisë. Chesney tha se nuk ishte dakord me këtë mënyrë votimi pasi ajo është një farë mase shprehje e mungesës së respektit për artistët. Ai tha se amatorët e muzikës duhet të përfshihen në procesin e zgjedhjes së fituesve, por jo duke shtypur butona në Internet. Brad Paisley mori çmimin si këngëtari më i mirë për të dytën herë radhazi. Carrie Underwood fitoi çmimin këngëtarja më e mirë, edhe ajo për të dytën herë radhazi. Ceremonia e 43-të vjetore e çmimeve të mizikës Kauntri u mbajt në Las Vegas të shtetit perëndimor amerikan të Nevadës
(VOA)
20 Maj 2008