Papagalli
Njëri kishte një papagall tepër të prapë dhe pak si shumë qejfli pas seksit. Veç kësaj, papagalli shante tej mase dhe bënte shumë rrëmijë. Një ditë, i nevrikosur në kulm, i zoti e kap papagallin pas fyti dhe e fut në frigor, ku e lë 5 orë pa e nxjerrë si formë dënimi. I shqetësuar, por edhe pak i penduar nga dënimi i rëndë që i dha, i zoti shkon dhe hap frigoriferin për ta nxjerrë jashtë papagallin, që edhe mund të kishte ngordhur nga i ftohti. Për çudinë e tij, ai pa se papagalli ishte shumë mirë, e jo vetëm që nuk kishte ngrirë, por edhe kullonte në djersë.
-Si ka mundësi që je i djersitur? Çfarë ke bërë kështu? – e pyet i zoti papagallin.
-Po ja, -përgjigjet ai, kam gjithë ditën që po mundohem t’ia hap kofshët një pule e nuk ia dal dot...
20 Maj 2008