BB: Do të sjellim kontrollorët tanë për projektet

Ekspertë të Bankës Botërore pritet të sjellin inxhinieri për të kryer kontrolle në realizimin e projekteve të financuar prej saj në vendin tonë. Pavarësisht se drejtues së lartë të Bankës Botërore nuk janë në dijeni të abuzimeve të shumta që janë kryer me projektet e financuar prej saj në mjaft sektorë të vendit, raste tipike të denoncuara dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, tashmë puna kontrolluese nga institucioni i lartë ndërkombëtar do të organizohet me intensitet të lartë. Ka qenë kjo përgjigjja që ka dhënë specialisti i lartë i prokurimeve në Bankën Botërore, Nauhshad Kahn, për gazetën “Korrieri” gjatë një aktiviteti për mënyrën e tenderimit të projekteve të financuara nga Banka Botërore. “Banka Botërore gjithmonë ka qenë e shqetësuar për përdorimin e burimeve financiare në të gjithë vendet e botës dhe për kontrollin e tyre janë shpërndarë inxhinierë në 20 vende të botës. Kjo do të ndodhë edhe në shumë vende të tjera, por edhe në vendin tuaj, në rast se këto shkelje janë të vërteta”, tha eksperti i prokurimeve në Bankën Botërore, duke shtuar se institucioni nuk është në dijeni të shkeljeve. Gjithashtu, Nauhshad pohoi se një pjesë e projekteve në vend financohen nga IDA, ku me kalimin e kohës BB-ja do të ndajë financimin. Madje, nga Banka Botërore vlerësohet se në rast ekzistojnë probleme me realizimin e projekteve, është ligji i prokurimeve shqiptare i cili i stimulon. Belita Manka, analiste prokurimesh në Bankën Botërore, e ka cilësuar ligjin e prokurimeve shqiptare një nga elementet që sjell vonesa në realizimin e projekteve, por edhe probleme. Aktualisht, nga Banka Botërore në Shqipëri po financohen 16 projekte, të cilat kapin vlerën prej 266 milionë dollarësh. Deri tani, nga KLSH-ja janë zbardhur shkelje në dy projekte të BB-së dhe në një të IDA (pjesë e Bankës Botërore), ku projektet kapin vlerën në 38 milionë dollarëve.
Projektet abuzive
Raste konkrete të projekteve të financuara nga Banka Botërore, të cilësuara me shkelje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, është projekti “Për rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor” pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Kontrollet e KLSH-së në këtë projekt janë kryer gjatë vitit 2007, ku për këtë projekt Banka Botërore ka financuar një kredi prej 17 milionë dollarësh. Në përfundim të kontrollit ka rezultuar se, mosrealizimi i punimeve civile dhe tejkalimi i shpenzimeve të konsulencës për këtë projekt, ka sjellë si pasojë mosrealizimin e objektivave të projektit, pra në dështimin e tij. Pra, më saktë, sipas KLSH-së, ndërtimi i spitalit të sëmundjeve zë një vend të rëndësishëm në impaktin që do të sillte aplikimi i kësaj kredie në sektorin e shëndetësisë. Por sipas KLSH-së, është evidentuar se dëmi i shkaktuar nga shkeljet në këtë projekt është 34.574 mijë lekë. Kontrollet kanë zbuluar se fondet janë përdorur në mënyrë të pakritershme, madje janë kapur edhe punime me tejkalim të fondeve të tenderuara. Po ashtu, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë konstatuar shkelje në projektin pilot “Zhvillimi i peshkimit”, me një financim të Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), pjesë e Bankës Botërore. Vlera e projektit e financuar nga IDA ishte 6.6 milionë dollarë, ku nga shkeljet e konstatuara në këtë projekt, dëmi në fushën e prokurimeve është llogaritur 846 mijë lekë. Edhe në këtë projekt sipas KLSH-së, në procedurat e prokurimit është konstatuar një paaftësi e punonjësve të njësisë së zbatimit të projektit, në formulimin e specifikimeve teknike, në vlerësimin e kostos dhe të ofertave. “Në fushën e zbatimit të kontratës së punimeve civile, si dhe në administrimin e veprave të dorëzuara, si rrjedhojë e pagesave të kryera, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e 767 mijë lekëve”, thuhet në raportin e KLSH-së. Po ashtu, rasti më i fundit i denoncuar nga KLSH-ja për shkelje është projekti i menaxhimit të burimeve ujore në vlerën e 15 milionë dollarëve, të financuar nga Banka Botërore. Shkeljet e konstatuara nga KLSH-ja në Ministrinë e Bujqësisë u përcollën dhe me dy kallëzime penale ndaj dy drejtorëve në Ministrinë e Bujqësisë, pasi ishin zbatues së tij.
Belita Manka, analiste prokurimesh në Bankën Botërore, e ka cilësuar ligjin e prokurimeve shqiptare një nga elementet, i cili sjell vonesa në realizimin e projekteve, por edhe probleme. Aktualisht, nga Banka Botërore në Shqipëri po financohen 16 projekte, të cilat kapin vlerën prej 266 milionë dollarësh. Deri tani nga KLSH janë zbardhur shkelje në dy projekte të BB-së dhe në një të IDA (pjesë e Bankës Botërore), ku projektet kapin vlerën në 38 milionë dollarëve.
16 projektet aktuale të BB në Shqipëri me vlerë 266 USD
Emri i projektit Agjencia e Zbatimit Vlera(USD)
“Gripi i shpendëve” Ministria e Bujqësisë 5
“Fuqizimi i institucionit
dhe reforma në biznes” METE 9.3
“Menaxhimi i integruar
dhe pastrimi i zonës bregdetare” PCU, MPPTT 17.5
“Punët e komunitetit” Fondi Shqiptar i Zhvillimit 15
“Projekti i energjisë” KESH 27
“Për barazi dhe cilësi në arsim” MASH 15
“Modernizimi i sistemit
shëndetësor” MSH 15.4
“Menaxhimi i integruar i ujit” Ujësjellës-Kanalizime 4.87
“Menaxhimi dhe administrimi
i tokës” Hipoteka, MPPTT, MB 34.96
“Zhvillimi i burimeve natyrore” Ministria e Mjedisit 12
“Gjenerimi dhe ristrukturimi i
sektorit energjetik” KESH 25
“Zhvillimi i shërbimeve sociale” MPÇS 10
“Projekti i transportit” Drejtoria e Rrugëve 25
“Projekti për menaxhimin
e burimeve ujore” Ministria e Bujqësisë 15
“Projekti për përmirësim
të rrugëve rurale” Fondi Shqiptar i Zhvillimit 20