E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitutë nën petkun e kamarieres

LUSHNJË - Uniformat blu arrestuan në flagrancë pronarin e një lokali dhe punonjësen e tij, e cila ushtronte profesionin e prostitutës. Kujtim Avdullai, 56 vjeç, pronar i lokalit që ndodhet pranë stacionit të trenit në Lushnjë, dhe kamerierja N. M., 48 vjeçe, joshnin klientët e lokalit, ndërsa paratë e prostitucionit i ndanin përgjysmë. Për të mos u kuptuar nga policia, Avdullai e mbante në punë si kamariere 48-vjeçaren me inicialet N. M, ndërkohë që i gjente klientë për një mijë lekë ora. Për arrestimin e tyre, blutë e Fierit dhe ata të Lushnjës infiltruan një polic, i cili do të ishte karremi i radhës i prostitutës. Në momentin e prangosjes, efektivët e policisë e gjetën 48-vjeçaren në flagrancë me një klient në njërën prej dhomave që kishte lokali.

A. Sefa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›