Rritet 8 për qind taksa e shitjes së mineraleve

Ministria e Financave rrit 8 për qind taksën e shitjes së mineraleve për subjektet private. E thënë ndryshe, të gjithë subjektet private të cilat shfrytëzojnë industritë minerare për shitjen e tyre, nuk do të tatohen më në masën 2 për qind, por 10 për qind, i cili do të jetë edhe niveli i ri i taksës së rentës minerare. Pra, taksa e re e shitjes së mineraleve do të vazhdojë të jetë konstante, duke mos ndryshuar në tipin e mineralit. Pavarësisht llojit të mineralit, çmimit të tij në tregun botëror dhe sasisë së prodhimit, kjo taksë do të jetë unike për të gjithë mineralet. Aktualisht, bazuar në ligjin ekzistues, si dhe në ligjin minerar të Shqipërisë, niveli i kësaj rente është 2 për qind e sasisë së shitur të produktit minerar. Ky nivel i ri taksës së rentës minerare është kundërshtuar nga ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i cili i ka kërkuar ministrit të Financave, Ridvan Bodes, që taksa e shitjes së mineraleve të mos jetë konstante, por të ndryshojë në varësi të mineraleve. Madje, ndryshimet e financës Ruli i ka cilësuar në kundërshtim me dispozitat ligjore të ligjit mineral. Përveç kësaj, ministri i Ekonomisë ka kërkuar që vlera e rentës minerale të jetë e pandryshueshme deri në përfundimin e ri të ligjit minerar në dhjetor të vitit 2008. Por sakaq, Ministria e Financave sjell një nivel më të lartë të rentës minerale prej 10 për qindësh të vlerës së shitjes me shumicë të produktit minerar. Ekspertë të Ministrisë së Financave kanë shpjeguar për gazetën “Korrieri”, se rritja e nivelit të rentës minerare është bazuar në faktin e tatimit të pasurisë shtetërore të vendit që nxirret nga dhe mbi nëntoka. Pavarësisht se shumica e industrive minerare i përkasin pushtetit vendor, pjesën më të madhe të të ardhurave do t’i marrë buxheti i shtetit. Në këtë mënyrë, Ministria e Financave ka propozuar që të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare të ndahen midis qeverisjes qendrore dhe vendore, përkatësisht 1/3 e të ardhurave të arkëtuara për llogarinë e bashkive dhe komunave ku ndodhet pasuria minerare, dhe 2/3 e të ardhurave do të kalojnë në buxhetin e shtetit. Ndarja e të ardhurave të rentës minerare si edhe më sipër, argumentohet nga dikasteri i financave jo vetëm me thellimin e procesit të decentralizimit, por edhe me ndërgjegjësimin e organeve të qeverisjes vendore në mirëadministrimin e pasurive të tyre lokale. Propozimi këtyre ndryshimeve mbi rentën minerare do të shoqërohet më ndryshimet përkatëse në ligjin minerar të Shqipërisë.
Pagimi i taksës minerare nga subjektet
Çdo person fizik apo juridik që është i licencuar dhe operon në industrinë minerare sipas një marrëdhënieje kontraktuale me ministrin përgjegjës për ekonominë, duhet të paguajë rentë minerare për burimet natyrore që ekstrakton nga mbi dhe nëntoka e territorit të Republikës së Shqipërisë, pasi ky person fizik ose juridik nxjerr dhe transferon produktin për qëllime fitimprurëse. Renta minerare llogaritet si detyrim mujor i subjektit taksapagues në momentin në të cilin ai shet produkte minerare.
Renta minerare përcaktohet duke shumëzuar vlerën totale të shitjes me shumicë së produktit me përqindjen e rentës, sipas përcaktimeve në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij ligji. Pagesa e rentës minerare bëhet brenda datës 15 të muajit pasardhës kur janë realizuar shitjet. Degët e tatimeve në rrethe ngarkohen për vjeljen e kësaj rente. Kështu, një e treta e të ardhurave nga renta minerare derdhet për llogari të bashkive apo komunave ku zhvillohet veprimtaria nxjerrëse dhe dy të tretat e të ardhurave të arkëtuara derdhen në buxhetin e shtetit.
Përjashtimet
Të vetmit subjekte private të cilët do të përjashtohen nga pagimi i taksës së rentës minerare, do të jenë subjektet që tregtojnë naftë bruto, e cila është në gjendje të lëngët dhe ata të gazi natyror, që është në gjendje të gaztë. Kurse subjektet e tjera private që shfrytëzojnë industrinë minerare çdo muaj për shitjen e mineraleve, pavarësisht sasisë dhe llojit, do të tatohen 10 për qind.
Bode kërkon pjesën më të madhe
Pavarësisht se shumica e industrive minerare i përkasin pushtetit vendor, pjesën më të madhe të të ardhurave do t’i marrë buxheti i shtetit. Në këtë mënyrë, Ministria e Financave ka propozuar që të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare të ndahen midis qeverisjes qendrore dhe vendore, përkatësisht një e treta e të ardhurave të arkëtuara për llogarinë e bashkive dhe komunave ku ndodhet pasuria minerare, dhe dy e treta e të ardhurave do të kalojnë në buxhetin e shtetit.
PËRQINDJA E RENTËS MINERARE SIPAS KLASIFIKIMIT
GRUPET
PËRSHKRIMI
PËRQINDJA E RENTËS MINERARE
1
MINERALET METALIKE
10%
Monaziti; Arseniku; Oksidi i hekurit; Giza,Bakri; Osmiumi; Bismut; Piritet e arsenikut; Çesium; Çinabar; Feldshpati; Rubidium; Galena; Rutili; Garneti; Seleni; Squfuri; Sheelitet; Indiu; Toriumi; Kandmium; Kobaltie tij; Kolumbium;Volframi; Litiumi; Vulfeniti; Mineralet e hekurit; Zirkoni; Zhiva; Mineralet e tokave të rralla
2
MINERALET JOMETALIKE
10%
Alumina; Krioliti; Aluniti; Kripa e gurit; Apatiti;Kuarciti; Asbest; Lateriti; Baritet ; Magnezitet; Boksite; Mika; Berili dhe mineralet e tij; Mineralet e silicit; Boratet; Perliti; Ceoliti; Pigmentet e mineraleve; Pirofili; Feldshpati; Rifet kuarcore; Fosfatet; Stralli; Grafiti; Steatiti; Grafiti argjilor; Smeraldi; Gurët abraziv; Shpati i Islandës; Gurë sapuni; Talku; Haliti; Torfat; Hi shistoz; Topazi; Kalciti; Vermikulit; Kloriti dhe Volastoniti
3
QYMYRET DHE BITUMET
10%
Qymyret;
Reshpet naftore;
Bitumet;
Pirobitumet;
Rërat bituminoze
4
MINERALET DHE MATERIALET E NDËRTIMIT
10%
Agregatet detare; Gipsi; Anhidritet; Gabrot; Argjilabentonite; Kaolina; Argjilat për tulla; Mermeri; Argjilat për tubacione; Ofikalcitet; Argjilat për porcelain; Pllakat e ndërtimit; Argjilat zjarrduruese; Pllagjiogranitet; Argjilat dhe shistet; Rërat; argjilore (për ndërtim); Serpentina; Bentonite; Sieniti; Çakëlli (brekcet e shpatit); Shiste argjilore; Dolomiti; Travertinat; Tufet; Graniti; Zhavoret; Gëlqerorët; Zhuret
5
GURËT E ÇMUAR
10%
Argjend, Ar, Diamanti; Rubini; Korundi; Safiri
6
GURËT GJYSMË TË ÇMUAR DHE OPALI
10%
Agati; Rodoniti; Kalcedoni; Torkuazi; Kristalet e kuarcit; Turmalini; Nefriti dhe Opali, Platin; Palladium; Rodiumi; Iridium; Osmium dhe Ruthenium, Ilmenite; Zirkon; Rhenium
GRUPET
Përshkrimi
Përqindja e Rentës Minerare
7
PRODUKTET MINERALE
KRIPERAT; SULFURET; OKSIDET DHE GURET; MATERIALET SUVATUESE, GELQERE DHE ÇIMENTO
10%
Kripa ; Uji minerar, Ujërat, Uji i detit: Sulfur; Rërë natyrale e të gjitha llojeve; Grafit natyral; Kuarci (përveç rërave natyrale); kuarcite Argjila Sulfat bariumi natyral (baritet); Karbonat bariumi natyral (viterite), Gurët pumice; Smeril; Korund natyral, Kranat natyral dhe abrazive te tjerë natyrale; Mermer, travertine, ekauzine gëlqerore dhe gure te tjere monumentale apo ndertimore gëlqerorë me një gravitet specifik te dukshëm prej 2.5 apo me shumë, dhe alabastër; Granit, porfir, bazalt, shkëmbinjtë ranorë dhe gurë të tjerë monumentale ndertimore, Dolomitet; Karbonat magnezi natyral (magnezite); magnezia e shkrire; magnezia e djegur plotësisht (i pjekur) Gips; Anhidrit; Gelqere e pashuar, gëlqere e shuar dhe gëlqere hidraulike; Çimento portland, çimento oksidalumini, çimento skoriesh, çimento supersulfati dhe çimento te ngjashme hidraulike; Asbesti; Mike; Borate natyrale dhe koncentrate prej tyre; Shpat fushor; leucit; nefeline dhe sienit
Grupet
Përshkrimi
Përqindja e Rentës Minerare
8
XEHERORËT
10%
Xeherore dhe koncentrate hekuri, perfshire piritin e pjekur te hekurit Xeherore dhe koncentrate uraniumi apo toriumi Xeherore dhe koncentrate molibdeni Xeherore dhe koncentrate vanadiumi, niobiumi, tantali apo zirkoniumi
Grupet
Përshkrimi
Përqindja e Rentës
9
METALET BAZË
10%
Alumini; Plumbi; Zink; Kallaji, Nikel, Hekur, Velik, Tungsten; Molibden ; Magnez; Bismut; Kadmium; Titanium;Tantalum; Antimoni; Mangan; Berrilium, Krom; Germamium; Vanadium; Gallium; Hafnium; Indium; Niobium (kolumbium), dhe Tallium