BB: Jali na detyroi të rishikojmë projektet në të gjithë botën
Stafi menaxhues i Bankës Botërore është detyruar të rishikojë të gjitha projektet që ky institucion po zbaton aktualisht në të katër anët e botës, me qëllim që skandale të tilla si ai që ndodhi në Shqipëri, të mos përsëriten më. Rreth 1550 projekte që aktualisht po zbatohen në dhjetëra vende në të gjithë botën, po rishikohen me qëllim që të garantohet që emri i Bankës Botërore të mos keqpërdoret nga qeveritë përfituese. Banka Botërore ka një politikë të qartë kundër zhvendosjes së dhunshme të banorëve të një vendi dhe nuk lejon që paratë e saj të shërbejnë për projekte që shkaktojnë zhvendosje të tilla. Kjo ishte edhe arsyeja se pse nisën hetimet me projektin në Shqipëri.
Fshati i vogël i Jalit, i cili në shumë raste konsiderohet një lagje e Vunoit, vuri në pah mangësi në mënyrën e organizimit të punës në institucionin prestigjioz. Jali u përdor nga media botërore për të kritikuar BB-në. "Banka ishte e nxitur të fshihte atë që kishte bërë", shkroi në atë kohë rrjeti televiziv amerikan "Fox" në faqen e vet në internet. "Jali shpreh mënyrën se si vepron BB", komentonte britanikja "The Economist". "Duke punësuar njerëz të fuqishëm të lidhur me politikën vendase, BB është në gjendje të kryejë punët e veta me shpejtësi", vërente "The Economist", duke iu referuar punësimit të dhëndrit të Kryeministrit Jamarbër Malltezi si koordinator i projektit.
Jali shkaktoi shqetësime të konsiderueshme për institucionin e Bankës Botërore, i cili edhe më parë ishte prekur nga akuzat për korrupsion dhe keqmenaxhim.