Përfundojnë punimet në dy krahët e autostradës
Punimet përgjatë të gjithë gjatësisë së segmentit Rrëshen-Kalimash deri në hyrje të tunelit të Thirrës kanë përfunduar pothuajse tërësisht, gjë që e ka shtyrë kompaninë sipërmarrëse të fillojë punën për mbylljen e kampit të Repsit. Autostrada e re me katër korsi dhe me gjatësi të përgjithshme prej 57 kilometrash, (pa tunelin), është gati për trafik në të dyja krahët. Por projekti pritet të dorëzohet përfundimisht nga qershori i vitit të ardhshëm. Puna vijon aktualisht në tunelin e Thirrës, ku volume të konsiderueshme betonimi priten të kryhen në të dyja tubat. Pas dy vitesh e gjysmë zhurmë dhe potere, duket se zona e Mirditës po i rikthehet qetësisë. Punëtorët e kompanisë sipërmarrëse po largohen dhe bashkë me to po merr fund edhe biznesi i jashtëzakonshëm, që ndërtimi i rrugës prodhoi për vendësit. Tashmë disa mirditorë kanë hapur disa pika të vogla shitjeje në hyrjen perëndimore të tunelit për t‘u ofruar makinave që presin në radhë ujë të ftohtë e patatina.
Konsorciumi "Bechtel-Enka" ka çarë dy duzina malesh dhe kodrash, dhe ndërtoi 32 ura me gjatësi të përgjithshme prej më shumë se 4.5 kilometra. Njëra prej urave ka lartësinë mahnitëse të 80 metrave dhe gjendet pranë Kukësit. Mbi 4500 punëtorë dhe 1200 mjete u angazhuan në ndërtimin e saj. U lëvizën 32 milionë metra kub gurë e dhè, u ndërtuan mure mbajtëse të pafundme, njëri prej të cilëve është sa një pallat 14-katësh, male të tërë u prenë skarpatë deri në 100 metra të larta. Gjithçka është kryer për të hapur një rrugë që fillon në nivelin 100 metra mbi det dhe vijon deri në mbi 800 metra mbi nivelin e detit, ku gjendet edhe tuneli i Thirrës. "Bechtel" thotë se ndërtimi i këtij segmenti është "rekord botëror" për nga shpejtësia e realizimit.