E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Harmonia fetare, model për t‘u përcjellë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka uruar dje myslimanët shqiptarë në festën e Fiter Bajramit. Ajo nënvizoi se sakrifica është në themel të të gjitha vlerave humane dhe se janë pikërisht komunitetet fetare që luajnë një rol të jashtëzakonshëm për harmoninë e besimit mes shqiptarëve. Në mesazhin e saj, kryeparlamentarja nënvizoi se "sot është një ditë shumë e bukur, dhe unë ju uroj të gjithëve gëzuar Fiter Bajramin. I uroj të gjithë besimtarët myslimanë të Shkodrës dhe të gjithë besimtarët e qytetarët e Shqipërisë". Topalli u shpreh se "është një ditë në të cilën të gjithë ndjehemi më mirë, duke nderuar atë periudhë sakrifice, një sakrificë që ka në bazë të vet, vlera të mëdha, për t‘ia ditur atij që s‘ka, për t‘ia ditur atij që është në vuajtje, atij që është i braktisur". Ajo theksoi më tej se, është festë, ku të gjithë festojnë. "Unë ndihem shumë mirë që jam bashkë me deputetët dhe me të gjitha komunitetet fetare këtu

Kjo është vlera e Shqipërisë, kjo është vlera e shqiptarëve. Ne jemi përherë gjithmonë bashkë. Kjo harmoni, ky bashkëpunim, ky relacion i jashtëzakonshëm, është një model, të cilin ne shqiptarët mund ta përcjellin dhe përtej kufijve tanë, për t‘i thënë të tjerëve se kjo është mënyra me të cilën, funksionon", tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›