E Diel, 1 Nëntor 2026

Si u dyfishua kostoja e segmentit Rrëshen-Kalimash

Ekspertët kanë llogaritur koston mesatare për 1 m2 rrugë dhe për 1 m2 ura, duke përjashtuar koston e tunelit dhe TVSH-së për rrugët Rrëshen-Kalimash dhe Kalimash-Morin. Rezulton se në segmentin Rrëshen-Kalimash kosto mesatare për 1 m2 rrugë është 266.4 euro/m2, ndërsa kosto mesatare për 1 m2 ura është 1293 euro/m2. Ndërsa në segmentin Kalimash-Morin kosto mesatare për 1 m2 rrugë është 140 euro/m2 dhe për 1 m2 ura është 720 euro.

Një komision ndërkombëtar ka përzgjedhur me datën 4 gusht 2006 si subjekt ndërtues të këtij segmenti rrugor shoqërinë "Bechtel-Enka". Me shoqërinë "Bechtel-Enka" është lidhur kontrata për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Kontrata është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi me datën 6 tetor 2006. Bazuar në këtë kontratë, kosto e synuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor është 418 333 985 euro. Në këtë vlerë nuk është përfshirë TVSH-ja. Kosto e synuar është përcaktuar si rezultat i shumëzimit të çmimeve për njësi me volumet e përafërta të punimeve. Kjo metodë është përdorur, sepse nuk kishte një projekt të përfunduar të rrugës që do të ndërtohej dhe punimet e ndërtimit të rrugës do të bëheshin njëkohësisht me projektimin e saj.

Deri në momentin e dorëzimit të shesheve të ndërtimit, 10 prill 2007, janë paguar paradhënie shoqërisë "Bechtel-Enka" në shumën 95 986 799 euro, si edhe janë paguar punime të kryera bazuar në situacione në shumën 20 427 257 euro. Deri më 10 shtator 2008, shoqërisë "Bechtel-Enka" i janë paguar për punime të kryera 416 548 117 euro (bashkë me TVSH). Bazuar në të dhënat e projektit përfundimtar, vlera e përgjithshme që do paguhet në favor të shoqërisë "Bechtel-Enka" për përfundimin e punimeve është 867 695 022 euro (bashkë me TVSH).

1. Nga ndryshimi i disa çmimeve për njësi në rritje dhe shtimi i dy zërave të paparashikuara në kontratë në shumën 1 762 641 euro. 2. Nga ndryshimi i kategorisë së gërmimeve në tunel dhe shtimi i disa punimeve të paparashikuara në kontratë (galeri lidhëse të tuneleve) në shumën 82 791 387 euro. 3. Nga llogaritja e saktë e volumeve të punës pas përfundimit të projektit në shumën 220 191 172 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›