BB, Kosova pret anëtarësimin
Qeveria e Kosovës deklaroi dje se është e bindur që ka marrë anëtarësimin në grupin e Bankës Botërore, pasi qe anëtarësuar në fillim të muajit te Fondi Monetar Ndërkombëtar. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, tha se ka informacione të besueshme se anëtarët e Bankës Botërore votuan dje për pranimin e Kosovës, por një njoftim zyrtar nga BB pritet të kryhet pas disa ditësh. Ai ka theksuar se ato vende që votuan pro anëtarësimit të Kosovës në FMN, do të votojnë pro hyrjes së saj në BB. "Kam informacione mjaft të sakta. Kjo çështje do të kryhet me sukses", ka pohuar Rexhepi.
Votimi në grupin e Bankës Botërore kryhet si në asambletë e kompanive aksionere, ku vendet që kanë kontributin më të madh, kanë edhe fuqi më të madhe votuese. Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka filluar përgatitjet për hapjen e zyrës së përhershme në Prishtinë dhe për të negociuar marrëveshjen e ndihmës me qeverinë e Kosovës. Pasi FMN të ketë hapur programin e asistencës, Kosova do të mund të kërkojë financime me interesa të buta te Banka Botërore. Aktualisht, Kosova nuk ka të drejtë të emetojë borxh publik dhe as të hyjë në marrëdhënie financiare me organizmat e tjerë. Kreditë e grupit të Bankës Botërore për vendet e varfra janë me normë interesi prej 0.75 për qind dhe përfshijnë një periudhë dhjetëvjeçare gjatë së cilës nuk është e nevojshme të paguhet principal. Kosova mund t‘i përdorë kreditë e BB për të investuar në energjetikë dhe infrastrukturë, gjë që do të garantojë zhvillim ekonomik. Për më tepër, ekspertët e BB dhe FMN mund të ndihmojnë vendin të fitojë pavarësinë ekonomike.