BB: “Pagesa e papunësisë dhe e ndihmës ekonomike është shumë e ulët”
Autori i Lajmit: red.
Pagesa e lindjes, punëdhënësit s punësojnë gra shtatzëna
Leja e lindjes, pronarët shmangin punësimin e shtatzënave
Pagesa për lejen e lindjes shihet si disfavor për disa punëdhënës për të punësuar gra shtatzëna
Përveç pensioneve, që përfaqësojnë sigurimet afatgjata, sistemet e sigurimeve shoqërore në Shqipëri, gjithashtu, ofrojnë sigurime afatshkurtra në rast sëmundjeje dhe leje lindjeje përmes Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Raporti i Bankës Botërore analizon se për sigurimet, në rast sëmundjeje, mbahet 0.8 për qind e pagës dhe 2.3 për qind mbahet për leje lindjeje. Gjithashtu, punëdhënësit paguajnë 0.5 për qind të borderosë për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale.
Sigurimet afatshkurtra
Për sigurimet në rast sëmundjeje, 14 ditët e para të sëmundjes mbulohen nga punëdhënësi, ndërsa sigurimi për sëmundjet fillon vetëm ditën e 25 të një sëmundjeje specifike dhe vazhdon deri në 6 muaj. Shuma e pagesës është 70% e pagës së vitit të kaluar, në rast se individi është i siguruar për më pak se 10 vjet dhe 80 % në rast se individi është i siguruar për mbi 10 vjet. Në rast se një individi i duhet të ndryshojë vend pune në një punë me pagë më të ulët si pasojë e sëmundjes, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të paguajë deri në masën 50 % të pagës fillestare për një periudhë që zgjat deri në 3 muaj. Shpenzimet për këtë lloj sigurimi janë minimale dhe, sipas llogaritjeve, deri në vitin 2005 nga ky sigurim kanë përfituar 2.523 individë. Kohëzgjatja mesatare e përfitimeve nuk dihet, por nuk mund të jetë sinjifikative duke qenë se totali i shpenzimeve ka qenë vetëm 182 milionë lekë, në krahasim me 40.2 miliardë lekë që është për pensionet. Po kështu përfitimet për leje lindjeje mbulojnë një vit të plotë, me një minimum ditësh përpara lindjes dhe 42 ditë pas lindjes. Gratë marrin 80 % të pagës mesatare të vitit të fundit për 165 ditët e para të lejes së lindjes dhe 50 % për pjesën tjetër të periudhës. Ndërsa në vitin 2005 përfituan 10.193 gra, përfitimet gjithashtu duken të vogla në krahasim me shpenzimin e përgjithshëm për këtë përfitim tek vetëm 796 milionë lekë. Të dyja këto degë të sigurimeve shoqërore dalin vazhdimisht me teprica, të cilat i kalohen degës së pensioneve, me qëllim mbulimin e deficiteve në këtë degë. Në rast se qeveria kërkon uljen e kërkesës për kontribute, kostoja reale e këtyre llojeve të sigurimeve mund të të rivlerësohet. Gjithashtu, sigurimi për sëmundje të përkohshme mund të mbulohet siç ndodh në vende të tjera përmes akumulimit individual të ditëve të pashfrytëzuara për leje në rast sëmundjeje, që përbën një stimul për individët për të minimizuar përdorimin e tyre të ditëve të paguara nga punëdhënësi.
Lejet e lindjes
Për lejen e lindjes çështja është pak më e komplikuar. Përfitimet për leje lindjeje shpesh sigurohen nga punëdhënësit. Megjithatë, propabiliteti për pagesën e përfitimeve për lejen e lindjes mund të jetë element shkurajues për disa punëdhënës për të marrë në punë gra në moshat që lindin fëmijë. Rrjedhimisht, ka argumente sipas të cilave përfitimi i pagesës për lejen e lindjes të mbahet në një organizatë të jashtme. Megjithatë, në rast se qeveria zgjedh të eliminojë menjëherë ose në një periudhë afatgjatë kontributet për pensionet, mund të mos ketë argumente të mjaftueshme për të mbajtur një sistem sigurimesh shoqërore për këto degë me risk. Pagesa për paaftësinë që jepet nga Ministria e Punës mund të përmbledhë edhe këto risqe shtesë.
Pagesa e papunësisë
Totali i pagesës së papunësisë arrin mesatarisht në rreth 50 % të pagës minimale dhe është dyfishi i nivelit të pagesës së ndihmës ekonomike. Përfitimet jepen zakonisht për një periushë 12-mujore. Megjithatë, në rast se një aplikant del i papunë për të dytën herë brenda 2 vjetëve nga marrja e përfitimit, pagesa bëhet vetëm për 10 muaj dhe në një rast të tretë pagesa kufizohet në vetëm 8 muaj. Afërsisht 11,000 individë nga 153,000 të papunë të regjistruar në vendin tonë përfitojnë pagesën e papunësisë. Pjesa dërrmuese që mbetet përfiton pagesë nga Ndihma Ekonomike. Për të mbështetur këtë pagesë duhen 60 deri në 70 % e të ardhurave nga kontributet e 5 % të pagës. Ulja në 2 % të pagës mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbuluar këtë pagesë. Në rast se nevojiten burime fiskale për të kompensuar kontributet e pagave, lind pyetja se përse disa individë marrin pagesë për papunësi dhe të tjerët që paguajnë taksat, por jo kontributet, nuk marrin. Ndërsa të punësuarve që kontribuojnë u takon vetëm një shumë fikse, sistemi nuk përmban stimuj për deklarimin real të pagave mbi nivelin minimal të pagës, duke inkurajuar kështu sërish mosdeklarimin real të pagave. Niveli i përfitimeve në programin e pagesës së papunësisë dhe Ndihmës Ekonomike është kaq i ulët, saqë nuk përbën opsion atraktiv për të punësuarit me të ardhura të mesme apo të larta.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008