E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2009, alarmi i eurodeputetëve

Autori i Lajmit: red.
Ditë me parë eurodeputetë të Parlamentit Evropian nëpërmjet një letre i kanë kërkuar Këshillit të BE-së që procesi zgjedhor në Shqipëri të monitorohet, pasi, sipas tyre, nuk garanton transparencë. Sipas eurodeputetëve, Reforma Zgjedhore e propozuar nuk prodhon një përfaqësim proporcional të votuesve. Në letrën e tyre thuhet se “amendamentet e propozuara nuk u diskutuan në kuadër të Komisionit Parlamentar Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore. Procesi u krye me nxitim dhe Komisioni Parlamentar u anashkalua me qëllim. Eshtë e qartë se megjithë prezencën që nga 1997 të OSBE/ODIHR-it, Shqipëria ka dështuar të ketë një rekord të pastër në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Një monitorim më i afërt nga BE mbi çështjen e zgjedhjeve do të ishte i mirëpritur.”
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›