Misri mban konstant kolesterolin
Autori i Lajmit: red.
Shfrytëzoni sezonin e verës dhe të vjeshtës për të përmirësuar kolesterolin tuaj dhe tensionin e gjakut, me kallinjtë e misrit të pjekur. Misri, i pjekur, i zier ose kokoshkë ndikon pozitivisht mbi organizmin, në sajë të një lloji të veçantë vitamine. Nga ana tjetër, ai i ndihmon njerëzit të mbajnë dietë dhe ndërkaq të ndihen të ngopur. Një misër i vetëm arrin të eliminojë me sukses një vakt të ditës.
Misri është numri një për të mbajtur konstant kolesterolin, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak.
Misri luan rol në energjinë e njeriut. Në jug të Dakotes (Usa) popullsia që prej vitit 1892 feston një festë me emrin "Festa e Misrit" ku njerëzit dekorojnë gjithçka me misra. (shtëpitë, rrugët, kishat). Misri është një burim i vërtetë) proteinash dhe vitaminash sipas prof. Mark Mc Lellan. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterolin të lartë, pas një trajtimi me produkte misri si dhe me ushqime të varfra në yndyrë u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie. Përmban një lloj vitamine B (Thiamin) që është e domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit, që vuanin nga hypertensioni. (tensioni i lartë).
VEZA
Një kokërr çdo ditë të javës rrit aftësinë riprodhuese të meshkujve
Përmban: 147 Kalori
Proteina 13g
Yndyrna 11g
Kalcium 57 mg
Vitamin C 23mg
Vitamine D 2mg
Vitamine B12 3mg
Hekur 2mg
Vitet e fundit, shkencëtarët mendojnë se veza mund të rrisë kolesterolin në gjak. Rekomandohet të hash 3 ose 4 vezë në javë sidomos gjatë dimrit. Një vezë e vetme përmbush kërkesën ditore të një të rrituri për vitaminë B12. Kujdes, veza përmban baktere si salmonela, kështuqë mos i hani kurrë të pagatuara, dhe të moshuarit apo fëmijët duhet të hanë vetëm vezë të ziera shumë mirë. Vezët mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, dhe luftojnë shterpësinë tek meshkujt (infertility) si dhe dëmtimin nervor.
PATATJA
Parandaluese e mpiksjes së gjakut
Përmban: 87 Kalori
Potasium 370 mg
Karbohidrate 21g
Yndyrna 0.3g
Fiber 2g
Vitamin C 23mg
Karotine 3,9 mcg
Hekur 1mg
Kalcium 24mg
Kujdes, mos hani kurrë patate që kanë lëshuar sythe apo janë kthyer në ngjyrë jeshile. Ata lëshojnë një substancë të quajtur Solaline e cila sjell shqetësime duke të helmuar në stomak dhe gjithashtu, japin irritim të sistemit nervor. Patatet janë shumë të mira për parandalimin e mpiksjes së gjakut (blood clots)dhe, më rëndësishmja, të mbron nga dëmet që ka shkaktuar nikotina si pasojë e pirjes së duhanit.
Domataja zemërkau
Sipas studimeve të bëra, kjo lloj domateje ka vlera të veçanta, në krahasim me domaten e zakonshme.
Vlerat e saj qëndrojnë pikërisht në fuqinë që të jep gjatë seksit, sipas mjekut popullor Arqile Botit.
KOSI
Mikroorganizmat e kosit forcojnë imunitetin
Një kurë me kos zëvendëson antibiotikët tek ulçera
Nëse dikush, do t ju ofronte një lugë me organizma të gjallë për të ngrënë, natyrisht që gjithkush, s do të pranonte. Por çfarë do të bënit, nëse kjo gjë do të sillte të mira në shëndetin tuaj? Miliona njerëz e bëjnë këtë gjë, duke ngrënë organizma të vegjël të gjallë, nëpërmjet kosit (në përmbajtjen e tij, ka mikroorganizma.) Sipas studiuesve, janë pikërisht këta mikroorganizma, që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet (prof. Eileen Hilton). Kosi është një burim ideal i kalciumit. (Duke dalë në plan të parë, në krahasim me qumështin me yndyrë të reduktuar). Një e mirë madhe e kosit, është ajo kundra mykut, në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Në një studim që u bë me gra, (pacientë me myk) të cilat për gjashtë muaj rresht hëngrën çdo ditë 240 gramë kos, u arrit në përfundime shumë të mira. Sipas studimeve, në një institut të Hollandës disa kafshë që u ushqyn me kos, patën shumë më pak salmonelë – bakterie, sesa ato që u ushqyen me qumësht. Një tjetër kurim nëpërmjet kosit, është Ulcera, që në përgjithësi mjekohet me antibiotikë. (Dr Patrik Quillin). "Një kurë me kos,do të bënte të njëjtin reaksion për ulcerën ashtu si dhe antibiotikët."
Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gramë. Ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij
Zbulimi i ri
Birra mbron zemrën më mirë se aspirina
Tek “paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në saj të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj. Një tjetër efekt pozitiv i birrës është pikërisht veprimi anti-oksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozës. Pra, mbron më mirë se aspirina. Nëse e pirë në mënyrë të moderuar nënkupton deri në 2 gota në ditë nga 20Çl secila, në mënyrë të rregullt nënkupton pirjen e birrës gjatë vakteve dhe aplikimin e kësaj doze çdo ditë.
Peshku pastron infeksionet e laringut
Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezët janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3 që përmban peshku, ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga astma ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, madje më mirë akoma, dy herë në javë.
Vaji i ullirit, “shoku më i mirë për gruan”
Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Grekët e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë- pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.
Ananasi, një aleat i kockave
Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz, që kanë probleme me jashtëqitjen. Është e këshillueshme, që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuar në Costa Rica, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim me të vendeve te tjera
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008