E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezët e ZTE i kërkojnë qeverisë shqiptare rrjetin e informatizimit të institucioneve

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha u takua me drejtues të kompaninë ZTE, një ndër kompanitë më të mëdha kineze në fushën e telekomunikacionit, me një xhiro prej 10 miliardë dollarësh në vit. ZTE operon në fushën e teknologjisë së informacionit, në telefoninë celulare etj. Riçard Guo, zëvendëspresident i kompanisë dhe Xhon Li, drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin, u shprehën të interesuar shumë për tregun shqiptar. Ata e informuan kreun e qeverisë se tashmë kanë në Shqipëri një përfaqësi të tyre dhe së shpejti do të zgjeronin në mënyrë të ndjeshme aktivitetin e tyre. Qeveria shqiptare do të ofrojë çdo lehtësim për kompanitë prestigjioze kineze për të hapur linja prodhimi në Shqipëri dhe për të eksportuar më pas në një treg më të gjerë, siç është tregu evropian, mësohet të jetë shprehur Kryeministri. Drejtuesit e kompanisë u interesuan veçanërisht për strategjitë e qeverisë shqiptare në fushën e teknologjisë së informacionit. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë i informoi ata me disa nga nismat e qeverisë si ngritja e laboratorëve të informatikës dhe shtrirja e internetit në çdo shkollë, dixhitalizimi i të gjitha procedurave, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e aplikimit të procedurave on line edhe në sistemin bankar. Shqipëria, - u shpreh Kryeministri, – ka një ligj të mirë për tregun elektronik dhe tashmë duhet vullnet i mirë dhe trajnim i specialistëve për implementimin e tij. Drejtuesit e ZTE u shprehën të gatshëm për shtrirjen e aktivitetit të tyre në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›