Shehu: “Brenda shtatorit kodi i ri zgjedhor do të përfundojë”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryatari i PDR, Tritan Shehu, përpara disa ditësh, në një intervistë për “Ballkan” është shprehur se klasa politike shqiptare është tashmë e pjekur dhe do të përfundojë realizimin e reformave në kohën e duhur. Ai tha se “Reforma Zgjedhore po ecën shumë mirë, dhe nuk jam dakord me ato që deklaron politika, pasi kjo reformë po realizohet me një kompromis të gjërë politik, është hera e parë në Shqipëri që po realizohet një reformë e tillë me një konsensus të tillë. Besoj se brenda muajit shtator kodi i ri zgjedhor do të ketë përfunduar. Pozita dhe opozita kanë marrë vesh se mund të bashkëpunojnë dhe duhet të bashkëpunojnë për gjëra të rëndësishme të një interesi kombëtar. Gjithashtu, një tjetër element i rëndësishëm për ndërmarrjen e këtyre vendimeve është dhe pjekuria e politikës shqiptare, një proces ky në rritje. Jam i bindur se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një proces krejtësisht i ndershëm, dekokratik, sepse do të monitorohen gjerësisht nga komiteti ndërkombëtar, dhe që besoj se do të konfirmohet koncepti i themelit demokratik në Shqipëri”.
Ky lajm është publikuar: 09/08/2008