BB, Qeveria nuk ka ulur barrierat për biznesin

01/04/2005 Mundësia për të folur lirshëm nëpërmjet një formulari të shpërndarë nga grupi i FIAS, ka bërë që rreth 500 biznese të tregojnë troç mbi klimën aktuale ku punojnë. Ankesat pa fund për procedura regjistrimi, licensa, rryshfete etj., ka bërë që BB-ja të mos ndryshojë opinionin në lidhje me problemet e rënda që ka biznesi në vend. ”Raporti ka treguar se ka një ulje të ashpërsisë ndaj biznesit, në raport me 2002-shin, por, gjithsesi mbetet fakti që biznesi vazhdon të jetë i shqetësuar në të njëjtin nivel për sa i takon barrierave dhe korrupsionit që ka në administratë”, ka thënë Nadir Mohamed, përfaqësues i Bankës Botërore në Shqipëri. Bëhet fjalë për një raport monitorues mbi mënyrën se si qeveria është duke vënë në zbatim planin e masave për reduktimin e barrierave në biznes. Raporti i FIAS në 2002-shin kërkoi me urgjencë vënien në zbatim të një plani masash, të cilat premtonin ndreqjen e ”gabimeve” që ishin bërë me biznesin. Por duket se pak gjëra kanë ndryshuar nga 2002-shi dhe gjithë sa mund të vihet në dukje është ”ulja e ashpërsisë” ndaj biznesit. Bizneset vazhdojnë të paguajnë rryshfete për të mbijetuar dhe mitmarrja prek disa sektorë të rëndësishëm. “Sipas rezultateve të anketimit, fushat më problematike të fenomenit të mitmarrjes që evidentohen janë dogana, ndërtimi, zyrat e regjistrimit të pasurive, regjistrimi i një biznesi dhe tatimet”, ka deklaruar gjatë prezantimit të raportit, ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli.
Kështu duket se mbetet në të njëjtin nivel shqetësues korrupsioni dhe mitmarrja në dogana dhe në regjistrimin e pasurive të paluajtshme, për të cilat bizneset kanë shfaqur pakënaqësitë më të mëdha. Edhe pse i ka konsideruar të ekzagjeruara në disa raste opinionet e biznesit, Angjeli ka qenë i detyruar të pranojë se ekzistojnë probleme të mprehta me institucionet shtetërore që rëndojnë në kurrizin e biznesit. “Ka ende fusha që nga pikpamja e biznesit konsiderohen ende problematike niveli i taksave, ndërprerjet e energjisë elektrike, rryshfetet etj.”, tha Angjeli gjatë takimit. Mitmarrja është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe i trajtuar në mënyrë specifike në këtë raport. Sipas rezultateve të anketimit të biznesit, ky tregues mbetet shqetësues, duke u cilësuar me një ndjeshmëri të nivelit 2.6. Më të ndjeshëm ndaj këtij treguesi janë bizneset në qytetet e mëdha dhe në Tiranë.
Duke i vlerësuar këto shqetësime dhe për të minimizuar shtegun e praktikave korruptive, duhet ndërhyrë sa më parë në drejtim të informatizimit dhe programimit të të dhënave në institucionet shtetërore, për të mundësuar shërbimin on-line. Raporti ka kërkuar përmirësimin e formave elektronike të komunikimit, si internetin apo e-mail, të cilat duhet të jenë të pranishme në çdo institucion për të shkurtuar dhe shpejtuar kohën e dhënies së informacionit. Në planin e masave është dhe krijimi i një dritareje të veçantë elektronike për biznesin, për të propozuar mbi përmirësimet dhe ndryshimet e procedurave administrative. Masa të tilla do të krijojnë një mundësi më shumë për inventarizimin e propozimeve të biznesit në lidhje me pengesat administrative.
Institucionet, fajtore për dështimin e planit të masave
Institucionet shtetërore kanë patur pjesën e tyre të fajit në dështimin e planit të masave të hartuara nga qeveria. Edhe pse teorikisht plani i masave ka qenë në rregull, gjatë zbatimit ajo ka treguar se strukturat nuk kanë qenë eficente sa duhet. “Grupi i punës për vetëvlerësimin hasi vështirësi në marrjen e informacionit në kohën dhe cilësinë e duhur”, ka deklaruar Angjeli. Kështu është vënë re se, edhe pse kanë pranuar të bashkëpunojnë për të zbatuar planin e masave, angazhimi i segmenteve shtetërore ka lënë shumë për të dëshiruar. Në seminar është konkluduar se institucionet, përgjithësisht kanë plotësuar kërkesat për kuadrin ligjor, dokumentacionin, nevojat për përmirësime, por, ndërkohë asnjë institucion nuk ka dhënë përshkrim të qartë të procedurave për çdo shërbim të ofruar. Në të njëjtën kohë, vihet re se institucionet kanë mangësi në mbajtjen e statistikave për shërbimet që ato ofrojnë.
Vlerësimi i pengesave administrative është shumë dimensional dhe jo gjithmonë është i lidhur vetëm me kuadrin rregullator, politikat, strategjitë apo iniciativat e Qeverisë. Një element shumë i rëndësishëm i pengesave administrative është zbatimi rigoroz i ligjit dhe ofrimi i shërbimit në standardin e duhur. “Burokracia është një fenomen shqetësues për biznesin”, ka thënë Angjeli. Nga anketimi i kompanive private, rezulton se biznesi është ndërmjet “përgjithësisht i kënaqur” dhe “përgjithësisht i pakënaqur“, si për sjelljet burokratike, ashtu edhe për cilësinë e kuadrit rregullator. Regjistrimi i biznesit
.Përcaktimi i një numri gjyqtarësh që të merren vetëm me regjistrimin e biznesit
.Njehësimi i tarifës së regjistrimit të bizneseve për të huaj dhe vendës
.Ndarja e Regjistrit Tregtar nga Gjykata dhe dalja më vete si institucion, ose kalimi i këtij shërbimi në një institucion tjetër
Licensimi
.Hartimi i ligjit material për thjeshtimin e procedurave dhe kritereve të licensimit
.Adoptimi i një liste, e cila parashikon në mënyrë specifike llojet e aktiviteteve që rregullohen me licensim
.Të rishikohen të gjitha lejet e importit me objektiv eliminimin e tyre në rastet kur aplikohen licensa për ushtrim të veprimtarisë sipas sektorit
.Të rishikohet kuadri ligjor që parashikon skrapet për prodhim hekuri e çeliku si mbetje të rrezikshme
.Të punohet për të kaluar kompetencat e licensave profesionale tek institucione dhe borde akademike
Toka dhe ndërtimi
.Publikimi i vendimeve të Bashkisë, të cilat përcaktojnë rregulla të rëndësishme në një gazetë periodike
.Kalimi i kompetencave për disiplinimin e ndërtimeve në varësi të Bashkisë, kalimi i Policisë Ndërtimore nga Ministria e Turizmit në Pushtetin lokal
.Përcaktimi më i studiuar i tarifave të Zyrave për Regjistrimin e Pasurisë së Paluajtshme dhe shërbimit të ofruar publikut dhe biznesit
.Nxjerrja e një rregulloreje për ngritjen e sistemit të ”regjistrimit të përkohshëm”
Problemet doganore
.Të përmirësohen format e komunikimit me biznesin, të gjehen mënyrat për informim
.Miratimi i Kodit të Etikës për administratën doganore
.Të rritet transparenca në komunikim midis autoriteteve doganore dhe biznesit dhe për problemet e çmimit të referencës
.Kryerja e të gjitha pagesave doganore dhe fiskale vetë në rrugë bankare
Problemet tatimore
.Ulja e kohës së regjistrimit pranë organeve tatimore
.Ndryshimi i llogaritjes së parapagimit të tatim-fitimit, duke patur fleksibilitet më të madh
.Përmirësimi i mbledhjes së detyrimeve tatimore
.Përmirësimi i cilësisë së legjislacionit fiskal për të mos e ndryshuar atë vazhdimisht