Ruçi: Deputetët zyrtarizohen pas kongresit të 23 prillit

01/04/2005 Sekretari i Përgjithshëm tha se ende nuk ka përfunduar përzgjedhja
Partia Socialiste është në përfundim të hartimit të listës së saj për kandidatët për deputetë. Sipas sekretarit të Përgjithshmë të kësaj partie, Gramoz Ruçi, në fillim të muajit prill mbledhja e Kryesisë Socialiste do të bëjë dhe shqyrtimin e kandidatëve. Më pas, kjo listë do të marrë shqyrtimin e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, për të shkuar për ratifikim në kongresin e 23 prillit. Ruçi tha se "lista e kandidatëve për deputetë është në përfundim e sipër. Do të tërhiqet mendimi i institucioneve të partisë dhe ka norma statutore se kush i miraton emrat. Sipas statutit të partisë, çdo anëtar partie ka të drejtë të propozojë, aq më shumë kryetari i partisë, pasi këto janë zgjedhje politike dhe kryetari ka të drejtën e propozimit". Numri dy i selisë socialiste premton se për partinë e tij muaji prill do të jetë një muaj intensiv, për Kryesinë, për KPD edhe për Kongresin. Ndërkohë, nga lista e kandidatëve për deputetë, një pjesë e konsiderueshme e parlamentarëve aktualë të PS-së nuk do të kandidojnë. Disa prej tyre janë tërhequr, një pjesë kanë fituar besimin e bazës socialiste, por nuk gëzojnë mbështetjen e strukturave të qendrës, kurse një pjesë tjetër e deputetëve aktualë ka mbështetjen nga kupola, por ka humbur besimin e bazës socialiste. Gjithsesi, të "larguarit" deklarojnë se do të mbështesin platformat e PS-së për të fituar zgjedhjet e përgjithshme. Por, për selinë socialiste dhe gjithë strukturat e PS-së, siç deklaron dhe vetë Ruçi, nuk do të ketë qetësi, deri në përfundimin e procesit zgjedhor.