Berisha: Nano po ngre administratën zgjedhor për zgjedhjet parlamentare

01/04/2005 Kryetari i PD-së akuzon kreun socialist tek presidenti i Hungarisë Madl
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar dje Kryeministrin Nano se po përdor makinacione antiligjore për të sigurar një fitore të pandershme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këto komente, lideri demokrat Berisha i bëri pas një takimi me Presidentin e Hungarisë, Ferenc Madl, në ambientet e hotel "Sheraton". Sipas kreut të PD-së, qeveria po përdor të gjitha mjetet që nga Banka Kombëtare dhe deri te kolonelët e policisë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "E njoha Presidentin Madl, me përpjekjet e pashembullta në histori, të Kryeministrit për të ngritur të gjithë shtetin në fushatë elektorale, duke nisur nga anëtarët e bordit të Bankës Qendrore te kolonelët e policisë apo drejtuesit e doganave. Është një akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm për një vend që synon të anëtarësohet në BE", tha Berisha. Kreu demokrat tha se e ka vënë në dijeni Presidentin hungarez dhe për korrupsionin në administratë, për kontrabandën dhe lidhjet e saj me qeveritarët. "E njoha me përpjekjet e tjera të qeverisë për të manipuluar zgjedhjet, për korrupsionin, kontrabandën, si dhe për lidhjet e saj me qeveritarët dhe sigurisht e garantova Presidentin hungarez se PD do të bëjë çdo përpjekje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm", tha Berisha. Të njëjtat shqetësime mësohet se lideri demokrat Berisha i ka bërë të ditura dhe gjatë takimeve në Vjenë, ku mësohet të jetë takuar me Presidentin e ODHIR, Kristian Shohal. Udhëtimet e kreut të PD-së drejt Vjenës, ku ndodhet selia qendrore e OSBE-së, janë bërë më të shpeshta në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Në këto takime Berisha ka shprehur shqetësimet e tij për procesin zgjedhor, por nga ana tjetër ka kërkuar dhe asistencë në monitorimin e votimeve të verës. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë cilësuar nga Komuniteti Evropian si kusht bazë për integrimin e Shqipërisë në BE.
Mediu bashkëpunim dhe në mazhoritar dhe në proporcional
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha dje se partia e tij do të bashkëpunojë në zgjedhjet e ardhshme me PD-së edhe në sistemin mazhoritar dhe në sistemin proporcional. "Ne, si parti, do të bashkëpunojmë me Partinë Demokratike si në sistemin proporcional, ashtu dhe në sistemin mazhoritar. Pra, në disa zona do të dalim me kandidatë të përbashkët, ndërsa në disa zona të tjera do të synojmë votat për subjektin”, tha Mediu. Deri më tani, PR-ja është konfirmuar si aleatja më e sigurt e PD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në negociata për bashkëpunim me demokratët janë aktualisht dhe reformatorët e Pollos, të cilët pritet që të firmosin bashkëpunimin mes tyre. Pas largimit të një pjese të mirë të partive aleate të PD-së drejt LZHK-së së Leka Zogut, me demokratët qëndroi vetëm PR-ja. Ndërkohë që me PDR-në bisedimet kanë mbetur në zgjidhjen e formulës së bashkëpunimit. Nga ana e tyre, reformatorët kanë kërkuar katër zona të sigurta, si kusht për koalicion mes tyre, ku demokratët kanë rënë dakord vetëm për dy prej tyre. Gjithsesi, lideri demokrat Berisha mësohet të jetë shprehur se do të përdoren të gjitha rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit për të realizuar aleancën mes dy partive.