"Vodafone“, 30 karroca për njerëzit me aftësi të kufizuara

01/04/2005 Fondacioni shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara organizoi dje ceremoninë e dorëzimit të mjeteve lëvizëse të prodhuara në fabrikën “Mirësia” për personat me aftësi të kufizuara, me praninë e përfaqësuesve të kompanisë donatore, Vodafone Albania, si dhe përfitues të këtyre mjeteve. Fondacioni Vodafone, nëpërmjet Vodafone Albania, ka mundësuar gjatë këtij viti financimin e prodhimit të 30 karigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuara në rajonin e Tiranës dhe të Laçit. Identifikimi i nevojave për personat me aftësi të kufizuara për mjete lëvizëse është mundësuar nga zyrat e përkujdesit shoqëror dhe sigurimeve shoqërore në nivel rajonal. Nga një studim i kryer në 6 rajone të vendit, numri i personave me aftësi të kufizuar në nevojë për mjete lëvizëse është mbi 1000 vetë. Nëpërmjet punishtes “Mirësia” është mundësuar pajisja me karroca e mbi 1500 personave. Vodafone Albania ka mbuluar jo vetëm koston e prodhimit të karigeve me rrota, por ka mbështetur dhe fëmijët e fshatit SOS, Qendrën për Zhvillimin e Fëmijëve, Bashkëpunimin me YAPS-in, aktivitetet e organizuara për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, si dhe shumë aktivitete të tjera.