E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu, kandidaturë në "Bathore"

01/04/2005  Avni Shehu do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në zonën e Bathores nën siglën e Partisë Demokratike. Burime në PD shprehen se një ndër emrat që përfliten për të kandiduar në Tiranë, është dhe emri i Avni Shehut, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë deri në vitin 1998. Burimet shprehen se në këtë zonë Shehu do të zëvendësojë deputetin Shaban Memia, që do të kandidojë në një zonë tjetër të kryeqytetit përballë drejtorit aktual të KESH-it, Andis Harasani. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kandidatura e Shehut është parë si më e përshtatshmja për këtë zonë dhe për vetë profesionin e tij si avokat kryesisht në çështjet civile dhe është marrë me çështjen e pronave. Ndërkohë Bathorja është një ndër zonat me më shumë probleme në Shqipëri, për sa i përket legalizimeve dhe një ndër pikat bazë të programit të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›