Bankingu në internet, BSH përcakton rregullat

01/04/2005 BSH kërkon zbatimin e rregulloreve për të evituar rreziqet
Opsioni më i fundit në tregun bankar për të patur një raport on-line me bankat po bëhet realitet. Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundi rregulloren për mbikëqyrjen e transaksioneve bankare në rrugë elektronike, duke i detyruar të gjitha bankat, 15 ditë pas futjes në fletoren zyrtare, të bëjnë pjesë të veprimtarisë së tyre shërbimin në internet. Bëhet fjalë për bankingun në internet, i cili nënkupton procesin, sipas të cilit klienti mund të përfitojë shërbime tradicionale, ose të reja bankare, duke përdorur rrugën elektronike dhe sistemet e komunikimit në distancë, pa qenë e nevojshme të paraqitet fizikisht në institucion. Kështu me anë të komunikimit teknologjik, bankat mund t’i ofrojnë klientit të tyre që në distancë të njihet me gjendjen e llogarisë së tij, gjendjen e kartës së kreditit, faturat e paguara dhe transferimet e fondeve nëpërmjet llogarive, njohjen e bilancit të llogarive me çek dhe llogarive të kursimit, të kryej pagesat e huasë hipotekare, të blejë instrumente të ndryshme financiare etj. E-banking është konceptuar si shërbimi në një formë të re i veprimtarisë bankare, që mund të bëjë pjesë në licensën e një banke.
Por duket se lehtësitë që sjell kjo formë komunikimi kanë dhe riskun me vete. “Megjithëse është një zhvillim komod, me përfitime të dyanshme si për bankën, ashtu edhe për klientin, bankingu elektronik përmban në vetvete edhe mjaft rreziqe, të cilat duhet të kuptohen dhe të kontrollohen”, ka bërë të ditur Këshilli i Mbikëqyrjes. Kështu format piraterike të ndërhyrjeve bankare gjejnë hapësirat e nevojshme për t’u vënë në zbatim, kur klientët komunikojnë me bankën nëpërmjet internetit. Për këtë është hartuar rregullorja, e cila ka për qëllim përcaktimin e disa kërkesave dhe të disa parimeve, që mundësojnë vlerësimin e rrezikut në këtë veprimtari dhe minimizimin e tij. Kështu, kushte të përshtatshme organizative nga ana e bankave të nivelit të dytë dhe verifikim të herëpashershëm të kësaj veprimtarie nga ana e BSH-së, janë kritere themelore në regullore. Komiteti i Bazelit për mbikëqyrjen bankare, kërkon që ky rrezik të njihet, të adresohet dhe të administrohet nga institucionet bankare në një mënyrë të kujdesshme, duke marrë në konsideratë karakteristikat e veçanta të e-banking, që lidhen me shpejtësinë e madhe të zhvillimit të teknologjisë dhe të shërbimit të klientit, praninë e zgjeruar dhe natyrën globale të rrjeteve elektronike, bashkëpunimin me palë të treta të jashtme etj.