Skandali, takimi BE-Shqipëri nën flamurin komunist
BRUKSEL- Takimi ndërparlamentar BE-Shqipëri ka qenë dje dhe sot në fokus të të gjitha mediave në Shqiperi, duke qenë se kriza politike shqiptare dhe situata pas zgjedhore, e fokusuar tek gara ende pa fitues në Tiranë, u zhvendosën në Bruksel.
Por ajo që shumë pak vunë re në pamjet e këtij takimi, është se në sallen ku u zhvillua mbledhja mes europarlamentarëve dhe 14 deputetëve shqiptarë, mes tyre edhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, është se përkrah flamurit të BE-së, flamuri që përfaqëson shtetin shqiptar është me një yll të verdhë sipër shqiponjës. I njëjtë me atë që përdorej në periudhen komuniste.
Video dhe pamjet e publikuara nga websajti, Lajmeshqip.com tregojnë fare qartë, flamurin komunist që qëndron pranë atij të BE-së. Nuk dihet nëse ndonjë nga deputetët e pranishëm shqiptarë e ka vëne re këtë detaj mjaft të rëndësishëm.
Takimi ndërparlamentar BE-Shqipëri vjen në një kohë kur Komisioni Europian po përgatit raport progresin për vendin tonë që publikohet në tetor, dhe do të përcaktojë nësë Shqipëria do të marrë ose jo statusin e vendit kandidat.
(Erjona Rusi/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Skandali, takimi BE-Shqipëri nën flamurin komunist