BB-ja "tkurr" rritjen ekonomike
Shifrat e paraqitura ditët e fundit nga Instituti i Statistikës për rritje ekonomike me rreth 11 për qind, nuk bindin edhe aq Bankën Botërore. Përfaqësuesja e këtij institucioni në Tiranë, Camille Nuamah, duke folur për "Top Channel", u shpreh se analiza e INSTAT-it nuk duhet marrë për bazë, pasi vëren vetëm një periudhë të caktuar të vitit. "Ne e kemi thënë me kohë që Shqipëria do të përfshihet nga ndikimet negative të krizës globale, por ajo që nuk dimë me saktësi janë sektorët që do të preken dhe kohëzgjatja e kësaj situate", tha Nuamah. Pak ditë më parë, INSTAT-i deklaroi se rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2008 është 9.9 për qind, duke provokuar reagime të ndryshme në opinionin publik.
"Nuk mund të bazohemi te këto shifra për të dhënë një rezultat final për rritjen ekonomike. Kjo kërkon llogaritje të tjera shtesë", u shpreh përfaqësuesja e BB-së në Tiranë. Nuamah foli edhe për krizën globale, si dhe për ndikimet që mund të ketë ajo në Shqipëri, duke sugjeruar një sërë masash. "Tashmë, ne e kemi bërë të ditur se kriza do të prekë edhe Shqipërinë, ku të parët që do ta ndjejnë do të jenë të varfrit. Shenjat e para kanë filluar. Ne pamë rënien e dërgesave nga emigrantët, të konsumit dhe të eksportit. Gjithsesi, Shqipëria pozicionohet më mirë se vendet e rajonit", thotë Nuamah. Ajo vijon më tej duke i sugjeruar qeverisë që të marrë politikat e duhura fiskale, si dhe mbështetje më të madhe buxhetore ndaj shtresave të varfra. Sipas INSTAT-it, ekonomia në korrik-shtator 2008 është rritur me 1.3 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, duke ndjekur rritjen prej 2.6 përqindësh. "Kjo është llogaritur si shumë e katër tremujorëve që përfundojnë në tremujorin e tretë të vitit 2008, pjesëtuar me shumën e katër tremujorëve të mëparshëm, e shprehur në përqindje", sqaron INSTAT-i. Të dhënat e INSTAT-it janë mbështetur nga Ministria e Financave, e cila i quajti të besueshme, duke u nisur nga roli i qeverisë në zhvillimin ekonomik të vendit. Sa i takon Bankës së Shqipërisë, qëndrimi i saj ka qenë neutral, duke mos preferuar të japë komente, por vetëm me "një rritje të qëndrueshme ekonomike". Efektet e para të krizës ekonomike janë dhënë në dy sektorët kryesorë të vendit. Dërgesat e emigrantëve deri në muajin tetor 2008 kanë pësuar një rënie me 13 për qind në krahasim me vitin 2007. Rënia e të ardhurave nga emigrantët cenon rëndë jetesën e rreth 200 mijë familjeve që mbahen nga puna e të afërmve të tyre jashtë vendit. Sektori tjetër po aq i rëndësishëm, i prekur nga kriza, është eksporti. Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin tetor, të bëra publike nga INSTAT-i, tregojnë se janë eksportuar rreth 100 milionë dollarë mallra, me ulje prej 10.6 përqindësh në krahasim me muajin shtator të 2008-ës, por me rritje prej 16.4 përqindësh në krahasim me muajin tetor 2007.