“Velipoja, perla natyrore, kërcënon të kthehet në Bathore”

13/05/2005 Flet kryetari i Qarkut, Lorenc Luka, për problemet dhe mangësitë e mëdha në plazh
SHKODER - Plazhi i Velipojës, megjithëse shfrytëzohet intensivisht vetëm në 6 kilometra të gjatësisë së tij, nuk po merr dot rrugën e duhur të zhvillimit. Sezoni i plazhit po afron dhe për Velipojën nuk është bërë asgjë konkrete në drejtim të krijimit të një plazhi bashkëkohor, nga i cili priten të ardhura tepër të mëdha. Për këtë sezon veror kishte shpresa të mëdha, pasi pritej të vihej në lëvizje puna për zbatimin e një Masterplani të miratuar që në vitin 2003 nga KRRTRSH-ja, Masterplan që ishte propozuar nga organet e qeverisjes vendore të Shkodrës. Në lidhje me zbatimin e këtij Masterplani, banorët e Velipojës shprehen se ishin në dijeni të një plani të tillë, por që nga 2003-shi nuk kanë parë të zbatohej asnjë plan. Përkundrazi, çdo ditë bëhen ndërtime, megjithëse nuk kanë mundur të marrin leje në asnjë institucion. Por jo vetëm nga 2003-shi, por që nga 1991 e në vazhdim, në Velipojë nuk janë ndërprerë asnjëherë ndërtimet pa kriter, pa plan urbanistik, pa lejen e askujt dhe aktualisht numërohen rreth 700 ndërtesa, nga të cilat vetëm 3-4 janë me leje ndërtimi. Në Velipojë, shprehen banorët, mjafton të likuidohesh me “pronarin“ e tokës dhe në të mund të ndërtosh çfarë të duash, pa pyetur për formën, madhësinë apo ngjyrën që do t’i japësh objektit. Krijimi i kësaj situate në Velipojë duket se po e kthen atë nga një zonë me status turistik, në zonë informale, duke i humbur kështu të gjitha vlerat turistike, në një kohë që ky plazh, për nga lloji i relievit dhe sipërfaqja që zë, është më i madhi në Shqipëri. Neglizhenca në lejimin e ndërtimeve pa leje në Velipojë, po e kthen këtë zonë në një Bathore të dytë dhe, nga dita në ditë, nga viti në vit po bëhet pothuajse e pamundur për të ndërhyrë në prishjen e këtyre banesave. Vetë banorët e Velipojës të interesuar për zonën e tyre, janë mirinformuar për fitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë ky plazh, dhe mendojnë se sikur të vihej dorë nga qeveria dhe të kishte një përkujdesje të veçantë për këtë zonë, Velipoja do të ishte zona turistike më fitimprurëse në Shqipëri dhe këtë e mbështesin në faktin se Ulqini që është 5 herë më i vogël se Velipoja, përfiton të ardhura gjatë sezonit turistik, plot 150 milionë euro në vit.
Në lidhje me masat që po merren, avantazhet, nevojat dhe projektet për plazhin e Velipojës, është prononcuar për gazetën ”Metropol”, kryetari i Qarkut Shkodër, Lorenc Luka.
Cilat janë masat e marra dhe avantazhet që ofron për pushuesit, plazhi i Velipojës për këtë sezon?
Qarku i Shkodrës me strukturat e tij, po koordinojnë punën me komunën e Velipojës për krijimin e kushteve optimale në pritje të pushuesve të shumtë dhe kërkesave në rritje të tyre. Një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm, kemi krijuar edhe me strukturat e policisë, në drejtim të ruajtjes së rendit dhe të qetësisë në të gjithë zonën e Velipojës. Për momentin, me ndihmën e GTZ-së, jemi duke punuar për konturimin e rrugëve të brendshme të Velipojës. Përveç kësaj kemi kërkuar nga Drejtoria e Pyjeve që të ruhet i gjithë brezi i gjelbër, në të gjithë vijën lineare të tij, nga dëmtimet e mundshme, në mënyrë që t’i ofrohet pushuesit një ambient sa më i pastër, më i bukur dhe më tërheqës.
Vitet e fundit është vënë re një rritje e dukshme e numrit të pushuesve në plazhin e Velipojës, ku në bazë të llogaritjeve, për sezonin veror të vitit të kaluar, rezultoi se mesatarisht, nga 1 qershori, data e fillimit të sezonit dhe deri më 30 shtator, për çdo 15-ditësh ky plazh ka mirëpritur rreth 50 mijë pushues, ndërsa në fundjavë, numri i tyre arrinte deri në 100 mijë. Megjithatë, në kuadrin e dhënies prioritet të këtij plazhi të mrekullueshëm, Qarku i Shkodrës, në bashkëpunim me GTZ, është duke përgatitur fletëpalosje, ku do të paraqiten jo vetëm shtrirja e madhe dhe panorama e shkëlqyer që të ofron kjo zonë, por edhe vlera të tjera, siç janë uji, ajri dhe rëra e pastër. Vlen për t’u theksuar sasia e madhe e jodit që ka rëra e plazhit të Velipojës, rërë kjo që është cilësuar nga specialistët, me vlera të mëdha kurative. Për shpërndarjen e këtyre fletëpalosjeve jemi duke bashkëpunuar me të gjitha kompanitë turistike, të cilat do t’i shpërndajnë në Kosovë, Austri, Kroaci, Mal të Zi, Itali vende këto me të cilat kemi lidhur edhe marrëveshje shkëmbimi turistik.
Përveç avantazheve që ofron ky plazh për pushuesit, a ekzistojnë mangësi apo nevoja për ndërhyrje?
Lidhur me mangësitë, apo problemet që ka kjo zonë, janë nxjerrë nga Qarku disa pika. Problemi kryesor qëndron te mosfunksionimi i kanalizimeve të ujërave të zeza. Sot për sot ekzistojnë vetëm gropa septike, të cilat ndikojnë negativisht në ujin e pijshëm që merret nga nëntoka e asaj zone. Rrjeti elektrik është një problem më vete dhe konsiderohet nga ana jonë si i një rëndësie të veçantë. Megjithë investimin e qeverisë, përsëri ka nevojë për ndërhyrje në rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës nga kabinat deri te pushuesit. Problem që është rritur nga viti në vit mbetet realizimi në zonën e plazhit i një shërbimi për grumbullimin e mbeturinave, shërbim ky që është realizuar nga një impenjim i madh i komunës, por rritja e numrit të pushuesve do t’i vërë në vështirësi të mëdha. Por në lidhje me këtë problem më shqetësues paraqitet mungesa e vendgrumbullimit dhe e vendtrajtimit të mbeturinave, për të cilën kemi kërkuar një ndërhyrje të shpejtë nga strukturat përkatëse qeverisëse.
Shqetësim përbën edhe mospërfundimi i punimeve për shtrimin e rrugës që të shpie në këtë plazh, rrugë që ka katër vite që nuk po përfundon, gjë që do ta vështirësojë së tepërmi vajtjen e pushuesve në plazh. Këto janë disa pika që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente, pavarësisht kërkesës që kemi bërë ne për zbatimin e një Masterplani në plazhin e Velipojës.
Po me ndërtimet ekzistuese tashmë, si do të veprohet?
Qarku i Shkodrës e ka në kompetencë dhënien e lejeve të ndërtimit. Por ndryshe nga qytetet e tjera bregdetare, ku është bërë një masakër e vërtetë, ne nuk kemi dhënë leje ndërtimi, nisur edhe nga ky Masterplan. Megjithatë, gjatë hartimit të projektit, për të mënjanuar dëmet e mëdha ekonomike të ndërtuesve në plazh, pra që ky plan të shkaktojë sa më pak dhimbje, është punuar që infrastruktura e re të mos prekë pjesën më të madhe të ndërtimeve, të cilat pothuajse krejtësisht janë pa leje. Pjesa tjetër do të shembet, por kjo nuk do të thotë se ndërtuesit e paligjshëm do të bëhen pronarë pa iu nënshtruar të gjitha proçedurave përkatëse si dhe përshtatjes së ndërtimeve të tyre me Masterplanin. Por zbatimi i projektit, do të hasë në vështirësi, në qoftë se nuk do të përcaktohen shpejt dhe saktë kompensimet dhe pronarët e një pjesë të zonës që përfshihet në projekt. Megjithatë e rëndësishme është të hapen fondet e kërkuara dhe të fillohet nga puna për realizimin e këtij Masterplani, sepse problemet e tjera janë të gjitha të zgjidhshme.
Projekti
Masterplani që do t’i ndryshojë “faqen” plazhit
Plazhi i Velipojës është krijuar në vitin 1970, me një gjatësi lineare prej 18 km, nga të cilat shfrytëzohen intensivisht rreth 6 km. Masterplani, realizimi i të cilit po kërkohet me ngulm, është realizuar si studim nga specialistët dhe është propozuar nga Qarku Shkodër vite më përpara, duke u miratuar nga KRRTRSH-ja që në vitin 2003. Ky masterplan i madh është projektuar më pas nga specialistët e insitutit shtetëror të studimit dhe është në përshtatje me të gjitha parametrat bashkëkohorë të një plazhi model. Në projekt përfshihet ndërtimi i një plazhi popullor nga grykëderdhja e lumit Buna e deri te gryka e Vilunit, pasi më pas do të hartohet një masterplan tjetër elitar nga gryka e Vilunit deri te “Rëra e Hedhur” e plazhit të Shëngjinit. Projekti i miratuar përfshin një zonë 100 metra larg bregut të detit dhe 1 kilometër gjerësi në të gjithë shtrirjen lineare të plazhit, ku janë parashikuar të krijohen kuartalle 5 deri në 10 hektarë të ndara këto në tre breza me ndërtime 1 deri në 2 kate, me përjashtim të hoteleve turistikë, që do të ndërtohen deri në 4 kate, por gjithmonë jo vetëm duke e ruajtur gjelbërimin ekzistues, por edhe duke e shtuar atë. Në projekt parashikohet edhe ndërtimi i një shëtitoreje model, gjatë gjithë gjatësisë së plazhit. Por, fatkeqësisht, deri tani nuk është vënë në lëvizje asnjë strukturë përkatëse për ta zbatuar këtë Masterplan që do t’i sillte të ardhura të jashtëzakonshme të gjithë zonës.
18 km vijë lineare bregdet
6 km shfrytëzimi i plazhit
50 mijë pushues në pesëmbëdhjetë ditësh
100 mijë pushues në fundjavë
700 ndërtime gjithsej në Velipojë
4 ndërtime me leje